Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rubio qetëson aleatët: SHBA nuk largohet nga NATO, por Trump kërkon reforma të thella

    Pas tragjedisë në Maliq, Hita dhe Lamallari mbledhin urgjentisht drejtuesit e policisë në Korçë

    Paqja fiskale, afati drejt fundit/ DPT: Aplikimet do pranohen deri më 5 qershor

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve

    June 14, 2025

    Pas përballjeve zyrtare në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026, Kombëtarja shqiptare pritet të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajt në vijim-një në shtator, përpara ndeshjes ndaj Letonisë, dhe një tjetër në tetor, menjëherë pas sfidës së rëndësishme kundër Serbisë.

    Burime pranë FSHF-së bëjnë me dije për gazetën se këto dy miqësore janë në fazën e negociatave, ndërsa si destinacion i mundshëm i të dyja përballjeve shihet Stadiumi “Air Albania” në Tiranë. Duke qenë se kombëtaret elitare europiane do të jenë të angazhuara në kompeticione zyrtare gjatë asaj periudhe, rivalët e përzgjedhur për këto miqësore pritet të jenë skuadra me profil më modest, të cilat janë të gatshme të zhvillojnë përballje pa shumë ngarkesë kompetitive.

    Qëllimi i këtyre dy ndeshjeve miqësore është i dyfishtë: nga njëra anë për të testuar formën dhe alternativat në skuadër, dhe nga ana tjetër për të ruajtur ritmin e garës në një periudhë ku minutazhi dhe kohezioni i grupit është thelbësor për trajnerin Silvinjo. Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare është ende në garë për një vend në Kupën e Botës 2026, dhe çdo ndeshje, qoftë zyrtare apo miqësore, konsiderohet një mundësi për të ndërtuar frymën e grupit dhe për të rikthyer vetëbesimin, sidomos pas barazimit zhgënjyes ndaj Letonisë. Emrat e kundërshtarëve pritet të bëhen publikë në javët e ardhshme, sapo të përmbyllen negociatat mes FSHF-së dhe federatave përkatëse.

    Ndërkohë në muajin shtator, Shqipëria do të luajë ndeshjen e pestë në grupin kualifikues me Letoninë në shtëpi, më pas do të udhëtojë drejt Serbisë në muajin tetor. Ndërkaq, dy takimet e fundit janë me Andorrën jashtë fushe dhe Anglinë në Tiranë, sfida që do zhvillohen në muajin nëntor./PanoramaSport

    Nesër jeni për plazh? Ja tre këshilla para se të shkoni në det!

    Kombetarja Kombëtarja kuqezi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rubio qetëson aleatët: SHBA nuk largohet nga NATO, por Trump kërkon reforma të thella

    June 4, 2026

    Pas tragjedisë në Maliq, Hita dhe Lamallari mbledhin urgjentisht drejtuesit e policisë në Korçë

    June 4, 2026

    Paqja fiskale, afati drejt fundit/ DPT: Aplikimet do pranohen deri më 5 qershor

    June 4, 2026

    Projektet infrastrukturore, Karakaçi: Më 23 qershor, gati hyrja e Shkodrës! Ura e Bahçallëkut përfundon në dhjetor

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.