Një “mrekulli”, i shpëtoi jetën studentes 28-vjeçare Bhoomi Chauhan, të administrimit të biznesit, e cila i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit që i mori jetën 290 personave në Indi.
Mediat e huaja shkruajnë se Chauhan, e cila jeton në Bristol të Mbretërisë së Bashkuar, me bashkëshortin e saj, ishte për vizitë në qytetin e saj të lindjes në Indinë perëndimore për pushime dhe po përgatitej të kthehej në Evropë me fluturimin AI171 të Air India, me destinacion Aeroportin Gatwick të Londrës.
Por, fatmirësisht një vonesë në udhëtimin e saj për në aeroportin e Ahmedabadit për shkak të trafikut të dendur, i shpëtoi jetën asaj dhe partnerit.
Duke qenë se mbërriti me vonesë, ndonëse ishte regjistruar në internet dhe i ishte caktuar vendi 36G, stafi i linjës ajrore refuzoi ta linte të hipte në aeroplan.
“Isha e zemëruar dhe shumë e zhgënjyer. U luta të më lejonin të hipja në aeroplan, u thashë se isha pasagjeri i fundit, por ata nuk më lejuan”, tha Chauhan.
«Pak më vonë, ndërsa po bisedonim me agjentin e udhëtimit se si të kërkonim rimbursim për biletën, mora një telefonatë: avioni ishte rrëzuar .»
E shokuar nga e gjithë ngjarja e papritur, Chauhan u shpreh se mirënjohëse për vonesën që i shpëtoi jetën.
«Ishte një mrekulli. Nëse do të kisha filluar 10 minuta më parë, nuk do të isha këtu duke folur tani .»
LEXO EDHE:
Sulmet ndaj Iranit. Anulohen fluturimet e linjës Tiranë-Tel Aviv
I mori jetën kushëririt të tij. Hazbiu kyç gojën, lihet prapa hekurave


