Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Mediat pro-Kremlinit: Protestat në SHBA si “luftë civile”

    June 13, 2025

    Analistët dhe emisionet e afërta me Kremlinin e kanë shijuar çdo pamje të protestuesve në Los Anxhelos këtë javë dhe disa prej tyre madje kanë proklamuar se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë në mes të një “lufte të re civile”.

    Një prezantues në televizionin Russia-1 e tha hapur: “Po e shijoj këtë që po e shoh”.

    Ai nuk ishte i vetmi.

    “Urime për nisjen e luftës civile në SHBA”, njoftoi figura pro-Kremlinit, Vladimir Solovyov. “Fatkeqësisht, nuk po bëj shaka”, shtoi ai duke mos qeshur fare.

    Andrey Cherkasov nga Current Time i Radios Evropa e Lirë i vëzhgoi mediat miqësore me Kremlinin në ditët e fundit dhe gjeti se ky peizazh mediatik ishte i mbushur me deklarata për trazira të mëdha në SHBA.

    “Në realitet, trazirat në Los Anxhelos janë të kufizuara në një zonë të vogël”, tha Cherkasov, “por, propaganduesit po e përshkruajnë si një katastrofë në mbarë vendin”.

    Skenat kryesore dhe pamjet që janë publikuar deri më tani janë kryesisht ato të protestave në rrugët në zonën e Los Anxhelosit. Protestat u nxitën pas arrestimeve të fundit të migrantëve që dyshohet se janë pa dokumente. Arrestimet janë kryer nga agjentët e Agjencisë për Imigracion dhe Dogana të SHBA-së (ICE) – një agjenci federale e zbatimit të ligjit, që funksionon në kuadër të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare.

    Banorët lokalë kanë kërkuar ndalimin e bastisjeve dhe aksioneve të kryera nga ICE në këtë zonë. Kërkesë të tillë ka bërë edhe kryetarja e bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass.

    ICE ka thënë se ka arrestuar mbi 40 migrantë që dyshohet se janë pa dokumente. Ata janë arrestuar në vendet e tyre të punës dhe 77 persona të tjerë raportohet se janë arrestuar nga ICE dhe partnerët federalë në mbarë zonën e Los Anxhelosit më 6 qershor, ku duket se janë përqendruar protestat.

    “Ky është qytet i migrantëve”, tha Bass. “Ky është një qytet që dëshiron t’ju ndihmojë që të merrni statusin tuaj ligjor. Ky është një qytet që përqafon çdo person që është këtu, pavarësisht se kur keni ardhur apo se nga keni ardhur”.

    Gazetarët pro-Kremlinit kanë paraqitur një qëndrim më alarmues – por, ndonjëherë ata këtë qëndrim e kanë shprehur me kënaqësi.

    “E pranoj, nuk mund të mos gëzohem për gjithë këtë”, tha Solovyov gjatë një transmetimi direkt. “Sa më keq të jetë për SHBA-në, aq më mirë për ne”.

    Siç tha Cherkasov, “gëzimi për trazirat në SHBA është diçka e zakonshme për Kremlinin dhe mediat pro-Kremlinit”.

    Kjo retorikë përdoret shpesh dhe nuk është asgjë e re, tha ai.

    “Këto media, tek e fundit, kanë dalë me sondazhe në 20 vjetët e fundit që e kanë shfaqur Amerikën si armikun kryesor të shtetit të tyre”.

    Shumica e mbulimeve të mediave proruse e përshkruajnë zonën e Los Anxhelosit si “apokaliptike”, tha Cherkasov.

    Por, ai vuri në pah se disa transmetues në Shtetet e Bashkuara kanë përdorur gjuhë të ngjashme, të paktën në disa raste.

    Shikuesit e programit “Face the Nation” të CBS dëgjuan raporte me një zë në sfond që thoshte: “Kaosi shpërtheu në zonën e Los Anxhelosit gjatë fundjavës pas aktiviteteve të shtuar në të gjithë vendin nga ICE”.

    Por mediat e lidhura me Kremlinin kanë shfaqur një pasion për elementët më bombastikë, tha Cherkasov.

    “Moderatorët rusë po shijojnë çdo detaj: gurë që fluturojnë, tym dhe plumba gome”.

    Tre shembuj që ai përmendi ishin: “Kaos në Los Anxhelos”, raportoi televizioni Russia-1, “Luftë, dhunë dhe provokime”, deklaroi një moderator i TVC, dhe “Tensioni po rritet”, që raportoi një tjetër prezantues i Russia-1.

    Një tjetër gjë e zakonshme e mediave të Kremlinit, tha Cherkasov, është se ato përmendin lëvizje protestuese Euromajdan në Ukrainë, që kishte shpërthyer një dekadë më parë kur presidenti prorus, Viktor Yanukovych, bllokoi përparimin e shtetit të tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    “Vetëm kujtoni Majdanin në Kiev më 2014: ishte një zonë lufte”, tha një komentator në radion ruse Vesti FM.

    Sugjerimi se pas protestave në Los Anxhelos qëndrojnë konspiracione të qëllimshme është gjithashtu pjesë standarde e propagandës pro-Kremlin, tha Cherkasov.

    “Kremlini gjithmonë ka tentuar të sugjerojë se ka mbështetje të huaj pas çdo proteste civile”.

    Të ashtuquajturat “revolucione shumëngjyrëshe” po ashtu përshkruhen si vepra të agjentëve amerikanë, shtoi ai, sikurse Revolucioni i Trëndafilave në Gjeorgji më 2003 dhe Revolucioni Portokalli në Ukrainë më 2004.

    Me qëllim që të përforcojë narrativin, një prezantues i Channel 5 të Rusisë i përshkroi protestat në Los Anxhelos kështu: “Të gjithë elementët e një revolucioni shumëngjyrësh janë aty”.

    Një tjetër, i ftuar në programin e Solovyovit, Solovyov Live, deklaroi: “Kjo nuk ndodhi në mënyrë spontane”.

    Sipas burimeve perëndimore, që nga 6 qershori, në Los Anxhelos janë arrestuar pothuajse 400 persona, përfshirë 330 emigrantë pa dokumente dhe 157 persona të akuzuar për sulm fizik dhe pengim të zyrtarëve — përfshirë një person të akuzuar për tentim vrasje të një polici./REL

    Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën pas sulmeve ndaj Iranit!

    Kremlini Protestat në SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    June 14, 2026

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    June 14, 2026

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    June 14, 2026

    Botërori 2026/ Gjermania nuk tregon mëshirë dhe turpëron Kurasaon me 7 gola

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.