SARANDË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Butrint. Bëhet me dije se një shtetas i huaj i ndodhur me një grup turistësh për të vizituar Butrintin, nuk është ndjerë mirë.
Është njoftuar menjëherë ambulanca e Sarandës, ndërsa raportohet se gjatë rrugës për në spital, i huaji është përkeqësuar më tepër dhe për rrjedhojë ka humbur jetën.
Sipas bluzave të bardha, dyshohet për atak kardiak që ndoshta mund të ketë ardhur nga temperatura e lartë. Trupi i tij ndodhet në morgun e spitalit dhe do të dërgohet për në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë për ekspertizë mjeko – ligjore./Radar.al
Nisën të thyenin gotat/ Arrestohet një nga YouTube-erët më të ndjekur në botë


