TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin që po mbahet tani në Pallatin e Kongreseve ka përgëzuar për fjalimin që mbajti në hapjen e Kongresit, 19-vjeçaren nga Tirana, Helena.
Rama i tha se një ditë me shumë gjasë do të jetë në vendin e tij, udhëheqëse e PS.
“E dashur Helena, e ndoqa me vëmendje fjalën tënde dhe me thënë të drejtën u suprizova. Se si hera e parë. Bëre vetëm një lapsus në gjithë atë fjalë ishte impresionuese. Unë bëj parashikime të rezultatit të zgjedhjeve dhe më dalin sepse i bëjmë se bashku me grupin që merret me anketimet. Por megjithëse nuk di të bëj parashikime me jetën e dikujt, po ia lejoj vetes një. Ti Helena një ditë me shumë gjasë do të jesh këtu ku jam unë, udhëheqëse e PS. Me këtë që të thashë sapo ta kam hapur një problem. Nga ky moment hyre e panjohur dhe kur të dalësh do të kesh shumë sy që nuk do të shohin me dashamirësi. Konsideroje si favor sepse kush nuk ka shumë kundërshtarë nuk ngjitet dot në majë. Do kem dëshmitarë Pandi Majkon kur të mos jem më, se është i vetmi i pavdekshëm kur të mos jem më këtu. Pandi do dëshmojë para gjeneratës X se e ka thënë dikur njëri nga ata, më duket Edi Rama. Se kushedi sa do ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë se është edhe mik me lali Erin dhe ia gjen varrin atje ku do.”- ka thënë Rama.


