Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kosova rrezikon të mbetet pa Republikë”, paralajmërimi i Albatrosit: Partitë kanë kohë vetëm 6 muaj

    NATO thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    Vr*u shokun e ngushtë dhe i zhduku trupin, autori dyshohet se e mbajti viktimën mbi 24 orë në makinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Shëndet

    Studimi/ A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?

    June 10, 2025

    BRITANI E MADHE-Një studim i ri i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, ka zbuluar se konsumi i kafesë shoqërohet me një rrezik të ulur të sëmundjeve të mëlçisë.

    Ky studim, zbuloi se pirësit e kafesë kishin 21% rrezik më të ulët për sëmundjet e mëlçisë dhe 49 % rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundja kronike e mëlçisë.

    Ndërsa përfitimet shëndetësore dukeshin më të larta tek njerëzit që pinin kafe të bluar. Sipas studiuesve, kafeja e bluar përmban nivelet më të larta të disa përbërësve që mendohet se mbrojnë nga sëmundja e mëlçisë.

    Edhe pse studiuesit ende po mësojnë se si kafeja mund të luftojë sëmundjen e mëlçisë, ata dyshojnë se kjo është për shkak të vetive anti-inflamatore ose anti-fibrotike.

    Ato thonë se kafeja mund të përdoret si një mënyrë e përballueshme, për të ndihmuar në uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve të mëlçisë.

    Kafeina dhe shëndeti i mëlçisë

    Ky studim shton provat në rritje se kafeja ofron përfitime për shëndetin e mëlçisë.

    Shumë studime të mëparshme tregojnë për një rrezik më të ulët të cerozës, përmirësime të sëmundjes së mëlçisë yndyrore, nivele më të ulta të shtrimit në spital dhe vdekshmërisë nga ceroza.

    Gjithashtu studimet kanë treguar se konsumi i kafesë është i lidhur me uljen e niveleve të enzimave të mëlçisë.

    Nivelet e larta të enzimave të mëlçisë ndonjëherë mund të jenë shenjë e inflamacionit ose dëmtimit të mëlçisë.

    Sipas studiuesëve është e vështirë të përcaktohet se si dhe pse, kafeja mund të luftojë sëmundjen e mëlçisë.

    Dhe sipas tyre mund të ketë edhe faktorë të tjerë kontribues që nuk janë identifikuar ende.

    Prandaj nevojiten më shumë kërkime për të mësuar sesi kafeja, mund të përmirësojë problemet e mëlçisë.

    Sa kafe duhet të pini?

    Ekspertët rekomandojnë një deri në dy filxhanë me kafe të zezë, në ditë.

    Njerëzit që shfaqin urth ose kanë probleme gastrointestinale duhet të përshtasin konsumin e sasisë së kafesë në varësi të tolerancës që kanë.

    Përveç kësaj, njerëzit me sëmundje të rënda kardiake ose presion të lartë të gjakut duhet të shmangin kafenë e tepërt nëse përkeqëson gjendjen e tyre./AgroWeb.org

    PAMJET/ Del për herë të parë video e vr*sjes së Martin Canit! Kush është personi i dytë që goditi 14-vjeçarin?

    “Një ditë vetëm me Jonin?” Nuk është Ledri, me kë po pushon Xhensila Myrtezaj në jug të Shqipërisë

    mbreteri e bashkuar melcia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kosova rrezikon të mbetet pa Republikë”, paralajmërimi i Albatrosit: Partitë kanë kohë vetëm 6 muaj

    June 12, 2026

    NATO thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    June 12, 2026

    Vr*u shokun e ngushtë dhe i zhduku trupin, autori dyshohet se e mbajti viktimën mbi 24 orë në makinë

    June 12, 2026

    Kirurgu: Më solli foton e ish-të dashurës pasi ishte martuar dhe më kërkoi… (VIDEO)

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.