Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SPAK zbarkon në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-punonjësit të AMP-së

    Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët

    Opozita bllokon foltoren e Kuvendit/ Peleshi e ndërpret seancën, tensione në sallë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Me mbrojtje të re dhe balotazh në sulm, ja si pritet të luajë Shqipëria kundër Letonisë

    June 10, 2025

    Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Skonto” të Rigës pasditen e të hënës. Pas konferencës zyrtare për median të trajnerit Silvinjo dhe mesfushorit Kristjan Asllani, kuqezinjtë zbritën në fushë dhe u stërvitën për rreth një orë.

    Vetëm mbrojtësi Arlind Ajeti është stërvitur veçmas për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshën e majtë dhe po mbahet në vëzhgim nga stafi mjekësor. Gjendja e tij mbetet për t’u vlerësuar dhe sot do të vendoset nëse do të jetë i gatshëm për sfidën me Letoninë. Pjesa tjetër e grupit është stërvitur normalisht me lojtarët që punuan në pjesën më të madhe me ushtrime me topin dhe pjesën taktike. Kombëtarja do të luajë në mbrëmje, në orën 20:45 me orën lokale të Shqipërisë ndaj Letonisë sfidën e katërt të kualifikueseve të Botërorit 2026.

    FORMACIONI Me një ndeshje shumë të mirë kundër Serbisë, Strakosha konfirmoi se reflekset e tij janë aty, pavarësisht minutave të pakta, ai mbetet numri një tashmë në Komëbtare. Duke parë mungesën e Gjimshitit dhe ngarkesën e Ajetit, logjika të çon që Kumbulla dhe Ismajli të jenë dyshja e qendrës së mbrojtjes. Kanë luajtur bashkë në Ligën e Kombeve. Majtas Mario Mitaj pritet ta nisë sërish nga fillimi, ndërsa në krahun e djathtë, mund të jetë radha e Balliut.

    Një mesfushë e re me Asllanin dhe Shehun, duket se i ka fituar zemrën Silvinjos. I besoi kundër Serbisë dhe, nëse Shehu nuk ka ndonjë shqetësim, ai do të jetë sërish nga minuta e parë. Duke vlerësuar gjendjen e Qazim Laçit, mund të jetë ose ai ose Nedim Bajrami në atë pozicion, duke qënë se duhet më shumë aftësi krijuese. Në krahun e djathtë mendohet Broja dhe përpara Manaj ose Daku. Në anën tjetër Hoxha ose Muçi, edhe pse ky i fundit nuk është preferuar nga Silvinjo për asnjë minutë në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares./PanoramaSport

    Arlind Ajeti ndeshja letoni-shqiperi Silvinjo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SPAK zbarkon në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-punonjësit të AMP-së

    June 18, 2026

    Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët

    June 18, 2026

    Opozita bllokon foltoren e Kuvendit/ Peleshi e ndërpret seancën, tensione në sallë

    June 18, 2026

    Tensione në seancë/ Gjykata gjobit Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani, ndërhynë pa leje…

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.