Ditën e sotme, Gjykata ka caktuar masën arrest në burg për Klodian Berishën dhe Erion Ndonin, nën akuzën për përfshirje në vrasjen e Ermir Dedjas, ngjarje e ndodhur në qytetin e Durrësit më 20 Maj.
Para tre ditësh policia vuri në pranga 36-vjeçari Erion Ndonin, banues në fshatin Shkallnur dhe 35-vjeçari Klodian Berishën, banues në Durres.
Ndaj tyre mësohet se rëndon akuza e kontrabandimit në Shqipëri të automjetit që u përdor nga autorët e vrasjes së 29-vjeçarit, si edhe një makinë tjetër që dyshohet se do të përdorej për një ngjarje tjetër kriminale.
Për rrjedhojë Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy shtetasit e lartpërmendur.
Gjithashtu policia shpallur në kërkim 33-vjeçari Xhuljano Dyrmishi, banues në Durrës, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Tre të akuzuarit dyshohet se në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kontrabanduar në Shqipëri 2 automjete tip “Seat”. Nga hetimet e bëra rezulton se njëri prej tyre është shitur dhe u përdor për të kryer ekzekutimin e Ermir Dedjas në Durrës.


