Influencerja e njohur, Pamela Shqezi në një intervistë për “Live From Tirana” komentoi mbi ngjarjet më të fundit të botës së showbizit shqiptar si dhe u ndal pak dhe te fama që marrin pas mbarimit të formatit, banorët e Big Brotherit.
Pasi u pyet se si e shikon numrin e vogël të ndjekësave të Eglit dhe Gjestit pas mbarimit të “BBVA4”, Shqezi theksoi se: Duhet të jesh shumë i talentuar që të mbash një audiencë të interesuar.
Ndërsa shtoi më tej se së fundmi botë së famës i janë futur dhe shumë persona që nuk janë të njohur por kanë qenë aktiv në rrjet, sidomos në TikTok.
Më tej influencerja u ndal pak dhe te suksesi i Gjestit, pasi rrëmbeu fitoren e këtij edicioni të Big Brotherit.
Sipas Shqezit suksesi qëndron te talenti i personit dhe jo te numri i ndjekësave. Gjithashtu influencerja shtoi dyshimet nëse artisti nga Peja i ka blerë followersat e tij.
“Edhe nëse blen ndjekës, për mua është një lëvizje e ulët nga ana e tij. Më duket dëshpëruese” u shpreh Pamela Shqezi.
LEXO EDHE:
Ish-banori i “BBVA” ironizon: “Fronin” që Luizi mbajti për dy vite, Gjesti ia mori për 24 orë
FOTOLAJM/ Gruaja dhe vajza në përkrahje të Silvinjos në përballjen Shqipëri-Serbi


