SARANDË– Paraditen e kësaj të premteje që përkon edhe festën e Kurban Bajramit, ka ndodhur një ngjarje e rëndë në qytetin e Sarandës. Bëhet me dije se para pak minutash në rrugën “Mitat Hoxha”, në zonën e njohur si “Ekualipsi”, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.
Bazuar në informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personash.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave. Deri tani, nuk janë bërë të ditura detaje mbi identitetin e personave të përfshirë apo shkakun e konfliktit.
Gjatë konfliktit raportohet se një prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tjetër në rrugë, duke shtuar panikun mes kalimtarëve. Policia ka nisur hetimet dhe pritet një njoftim zyrtar për dinamikën e plotë të ngjarjes në orët në vijim./Radar.al
Erdhën nga Stambolli me 14 valixhe me 300 mijë euro, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 kosovarët
Ndeshja Shqipëri–Serbi/ Policia njofton për kufizime të pjesshme në qarkullim (ORARET)
Kombëtarja serbe arrin në Tiranë dhe akomodohet në hotel, siguri e lartë në kryeqytet
Rama ndan pamjet nga “Defender 25”: Një nga stërvitjet më të mëdha e komplekse në Europë
Ardit Gjebrea feston 62-vjetorin/ Zbulon me kë do prezantojë Këngën Magjike në 25-vjetorin e saj


