Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    Rama nga Fieri: Së shpejti universitet mjekësie me standarde të larta (Mesazh edhe për të rinjtë protestues)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ndeshja Shqipëri–Serbi/ Policia njofton për kufizime të pjesshme në qarkullim (ORARET)

    June 6, 2025

    TIRANË– Teksa na ndan vetëm një ditë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, ndërs sot pritet të mbërrijë në Tiranë dhe akomodohet në hotel ekipi serb, policia ka publikuar një plan masash.

    Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, janë parashikuar kufizime të përkohshme në qarkullimin rrugor në disa akse kryesore të kryeqytetit.

    Bazuar në njoftimin zyrtar të policisë, rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i Serbisë (në bulevardin “Gjergj Fishta)” deri në stadiumin “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, do të ketë kufizime të pjesshme në këto orare:

    Pasditen e sotme, në orën 16:30, gjatë eskortimit të ekipit për në stërvitje;

    Ditën e nesërme, në orën 18:45, për zhvillimin e ndeshjes.

    Kufizimet do të jenë të përkohshme, me një kohëzgjatje deri në 25 minuta, vetëm në momentin e lëvizjes së eskortës së ekipit. Policia e Shtetit siguron qytetarët se është angazhuar maksimalisht për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe shmangien e çdo incidenti. Apelohet për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët, si dhe për respektim të udhëzimeve të forcave të rendit në terren. Çdo sjellje që cenon rendin dhe sigurinë publike do të trajtohet me tolerancë zero dhe në përputhje me ligjin.

    POLICIA E SHTETIT:

    Në vijim të njoftimit të dhënë për  planin e masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Shqipëri–Serbi”, ju informojmë se:

    Rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë  që ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”,  deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, pasditen e sotme në orën 16:30 dhe ditën e  nesërme në orën 18:45, do ketë kufizime të pjesëshme deri ne 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje mbasditen e sotme dhe nesër për të zhvilluar ndeshjen.

    Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht që i gjithë aktiviteti të përfundojë me sukses porsa i përket masave të sigurisë, dhe në këtë kuadër me qëllim shmangien e incidenteve, apelojmë për mirëkuptim nga ana e qytetarëve, si dhe respektim të udhëzimeve të strukturave të policisë  në terren.

    Çdo sjellje apo veprim që cenon rendin dhe sigurinë publike do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe me tolerancë zero./Radar.al

    Rama ndan pamjet nga “Defender 25”: Një nga stërvitjet më të mëdha e komplekse në Europë

    Ardit Gjebrea feston 62-vjetorin/ Zbulon me kë do prezantojë Këngën Magjike në 25-vjetorin e saj

    ndeshja Shqipëri-Serbi policia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026

    Rama nga Fieri: Së shpejti universitet mjekësie me standarde të larta (Mesazh edhe për të rinjtë protestues)

    June 9, 2026

    Papa Leo në fluturim drejt Barcelonës, përshëndet pilotët në kabinë, moment simbolik gjatë vizitës në Spanjë

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.