TIRANË– Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të opozitës, ka kërkuar ndërprerjen e seancës plenare në Kuvend, duke theksuar se ajo nuk mund të nisë pa u siguruar kuorumi minimal i nevojshëm.
“Sipas rregullores dhe çdo organi kolegjial, mbledhja e Kuvendit nuk mund të fillojë pa patur minimalisht 70 deputetë në sallë. Është përgjegjësia e Kryetares që të nisë seancën vetëm kur ky kuorum është i plotësuar,” u shpreh Bardhi nga foltorja e Kuvendit. Ai i kërkoi kryetares së Kuvendit të ndërpresë seancën dhe të njoftojë deputetët, për të garantuar pjesëmarrjen e nevojshme. “Kur nis mbledhja e Kuvendit, duhet të jenë të paktën 70 deputetë. Kështu që ndërprisni seancën, njoftoni deputetët dhe pastaj fillojmë.”-është shprehur Bardhi./Radar.al
“Nuk po lënë fjalë të zeza pa thënë për Shqipërinë”/ Spiropali ironizon Berishën: Pelegrinazh absurd
Gabimi i Kuvendit?/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat! (FOTO)
Aksident i rëndë në uzinë/ Ndalohen 3 persona për mungesë sigurie në punë
Zgjedhjet e 11 Majit/ KAS vendosjen hapjen e kutive të qarkut të Tiranës
Opozita kërkon ndërprerjen e seancës / Bardhi: Duhet kuorumi minimal me 70 deputetë


