Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gara per kreun e ri të PD-së, sot skadon afati për dorëzimin e kandidaturave

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 30 Prill 2026

    Kristiano Ronaldo i papërmbajtshëm, ylli portugez realizon golin e 970 në karrierë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    SPAK çon në Gjykatë 22 persona dhe 2 kompani për korrupsion në tendera publikë

    June 4, 2025
    SPAK publikon të dhënat për krimet elektorale: 123 materiale kallëzuese, 35 kanë kaluar për hetim

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një skemë të gjerë korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi parash në tendera publikë, e cila përfshin 22 persona dhe dy subjekte juridike. Më datë 2 qershor 2025, SPAK ka depozituar kërkesën për dërgimin për gjykim të çështjes penale nr. 214/1 të vitit 2023.

    Në qendër të hetimeve ndodhet ish-Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe më pas i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, i cili akuzohet për korrupsion pasiv (gjashtë herë), shkelje të barazisë në tendera (katër herë), si dhe pastrim parash në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur. Sipas SPAK, ai ka qenë pronar de facto i kompanisë “DAAM” sh.p.k, të cilën e ka regjistruar në emër të personave të tjerë për të fshehur lidhjen direkte me të, ndërsa në të njëjtën kohë ka ushtruar funksione publike dhe ka favorizuar këtë kompani në tendera shtetërorë.

    Të pandehur të tjerë përfshijnë:
    Valter Begaj, pronar i shoqërisë “Net Group” sh.p.k, akuzohet për korrupsion aktiv, mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash.

    Ervis Lami, Brunilda Buli, Gentian Gjyli, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, dhe shumë të tjerë, janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale si korrupsion aktiv, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

    Në total, janë hetuar shtatë procedura prokurimi të zhvilluara në periudhën 2020–2022 në dy institucione shtetërore: Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar. Disa nga tenderat përfshijnë:

    Projekti GOAL – 29,800 euro

    Studime për kulla karikimi për automjete elektrike – mbi 130 milionë lekë në total

    Mbikëqyrje për tunelin e Llogarasë – mbi 196 milionë lekë

    Supervizime rrugore dhe ndriçim urban – dhjetëra milionë lekë

    Sipas SPAK, Evis Berberi ka përdorur pozitën zyrtare për të ndikuar proceset e prokurimit, duke favorizuar kompanitë “DAAM” dhe “Net Group”, në këmbim të përfitimeve financiare. Ai ka kontrolluar aktivitetin financiar të shoqërisë “DAAM” edhe pas kalimit formal të pronësisë, ka përdorur llogaritë e saj për shpenzime personale dhe ka marrë vendime mbi punësimet dhe aktivitetin tregtar të kompanisë.

    Kjo çështje u hetua mbi bazën e referimeve nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe përfshin përdorimin e teknikave speciale, sekuestrime, analiza të provave dixhitale dhe transaksione financiare.

    gjykate korrupsion spak tendera publike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gara per kreun e ri të PD-së, sot skadon afati për dorëzimin e kandidaturave

    April 30, 2026

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 30 Prill 2026

    April 30, 2026

    Kristiano Ronaldo i papërmbajtshëm, ylli portugez realizon golin e 970 në karrierë

    April 30, 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.