Ditën e sotme është vënë në pranga Lindion Haka, djali i ish-kandidatit për deputet të PD-së, Luan Haka, bashkë-administrator i njërës fabrikë të veshjeve të falsifikuara që u zbulua ditën e djeshme nga policia.
Gjithashtu thuhet se në pranga është vënë që ditën e djeshme dhe një shtetas turk i identifikuar si Ozkan Sulun së bashku me 3 të tjerë, mes tyre dhe ish-demokrati Luan Haka.
Njoftimi i policisë
i rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të operacionit “Fake Star 5”, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin turk O. S., 46 vjeç, si dhe shtetasin L. H., 21 vjeç.
Ata ishin shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Fake Star 5”, sepse dyshohet se janë përfshirë në veprimtaritë kriminale të magazinimit në 2 ambiente në fshatin Brrar, të veshjeve të kontrabanduara, të cilave iu stampoheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


