Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarri në pallatin ‘Arlis’/ Dyshohet se flakët nisën nga pakujdesia e disa të miturve! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

    Shpërdorim detyre/ Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona! 4 prej tyre ish-zyrtarë të IMT

    Kaosi gjatë Bajern-Real, e pëson edhe Kompani. Pezullohet për gjysmëfinalen me PSG-në

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Laçi i fokusuar vetëm te fitorja kundër Serbisë: Ekipit kombëtar nuk i mungon zemra

    June 2, 2025
    “Ekipit kombëtar nuk i mungon zemra”, Qazim Laçi i fokusuar vetëm te fitorja kundër Serbisë: Tifozët? Duhet kujdes
    Qazim Laçi

    TIRANË– Qazim Laçi ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Kombëtarja do të luajë me Serbinë. Mesfushori shqiptar u shfaq optimist dhe me fokusin vetëm te fitorja.

    Laçi deklaroi në konferencë për shtyp:

    “Kemi një ndeshje shumë të fortë, luajmë brenda në shtëpi, nuk është njëra apo tjetër skuadër e favorizuar, të barabartë dhe do duket brenda në fushë. Ne do përgatitemi nga ana jonë për fitoren, ajo ka rëndësi për momentin. Do mundohemi ta marrim ndeshjen si profesionistë dhe mos emocionohemi aq shumë si njerëzit jashtë. Është gjë e mirë kjo se dhe ne në fushë mund të japim më shumë.

    Besoj tifozët do jenë gjithmonë pas nesh, siç kanë qenë gjithmonë. Patjetër është ndeshje shumë e veçantë, vetëm duhet me pas kujdes. Tifozët në gjithë këto vite që jam këtu nuk kanë bërë asnjëherë gjëra të këqija. Besoj do jenë korrektë. I presim në stadium, na ndihmojnë dhe mbështesin sa më shumë.

    Nga ana fizike të gjithë lojtarët do përgatitemi mirë, por mentalisht besoj do jetë më e rëndësishme. Fizikisht shumë lojtarë nuk do jetë e lehtë të jenë në nivelin e duhur, por nga anan e mentalitetit duhet të jesh aty.

    Kemi një shans të madh sepse e luajmë në shtëpinë tonë. Kjo do jetë forca jonë besoj. Nga minuta e parë duhet të futemi me mendimin për të fituar ndeshjen, emocionet t’i lëmë jashtë. Duhet të punojmë në stërvitje, disa gjëra që kemi biseduar me trajnerin shpresoj të dalin edhe në fushë.

    Më mirë në Shqipëri apo Serbi ndeshja e parë? Nuk ka rëndësi, jemi profesionistë, do merremi në aspektin e futbollit. Është gjë e mirë që kemi ndeshje në shtëpinë tonë, do kemi mbështetjen e tifozëve, do mundohemi të japim maksimumin për 3 pikëshin që do jetë i rëndësishëm dhe për kualifikimin në Botëror.

    Nuk besoj që ekipit kombëtar i mungon zemra, e kanë edhe mentalitetin lojtarët për ta fituar këtë ndeshje.

    Për mendimin tim nuk kemi pasur asnjëherë ndeshje të lehtë. Duhet me pas gjithmonë në mendje që kemi dy ndeshje, edhe ndeshja me Letoninë. Një fitore me Serbinë duhet të lidhet me fitoren në Letoni dhe do jetë aq më mirë për të gjithë”, u shpreh mesfushori shqiptar./PanoramaSport

    ndeshja Serbi-Shqiperi Qazim Laçi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarri në pallatin ‘Arlis’/ Dyshohet se flakët nisën nga pakujdesia e disa të miturve! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

    April 16, 2026

    Shpërdorim detyre/ Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona! 4 prej tyre ish-zyrtarë të IMT

    April 16, 2026

    Kaosi gjatë Bajern-Real, e pëson edhe Kompani. Pezullohet për gjysmëfinalen me PSG-në

    April 16, 2026

    Mes Sirisë dhe Irakut, REL: Paqartësi për vendndodhjen e shqiptarëve në zonat e konfliktit

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.