TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha ditën e sotme është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Pasi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme Berisha ka folur para gazetarëve ku ka zbuluar edhe mesazhin që i la kryeprokurorit Altin Dumani.
Berisha: Kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në gadishullin e Ballkanit për meritën se bëjnë pazare me kriminelët do të shpallet seksion i kartelit të Troplinit. Në shënimin që i lash Altin Troplin e informova se sot e tutje, nga Dumani do ta quajmë Altin Troplini. Kjo për arsye të forta ligjore. Se mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës, për arrestimin e Pojave. Jo vetëm e mbajti 22 ditë, por e coi për ekzekutim pasi Xhevdet dhe Elvisi kishin mbërritur në destinacionet që donin dhe ku janë të lirë./Radar.al
“2 mln të interesuar”/ Trajneri i Serbisë për tifozerinë shqiptare: Po t’i zinte stadiumi…


