Shqipëria ka mbyllur me sukses pjesëmarrjen e saj të parë në Kampionatin Botëror të Muay Thai, i zhvilluar në Turqi, duke siguruar një medalje bronzi dhe vendin e 22-të mes 70 shteteve pjesëmarrëse.
Me vetëm dy sportistë në garë, kuqezinjtë arritën një rezultat premtues, që tregon potencialin në rritje të këtij sporti në vend. Ky debutim i suksesshëm përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin e Muay Thai në Shqipëri dhe motivon për përgatitje edhe më të forta në ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare.


