Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zbulohet lokali i paligjshëm për baste sportive në Kombinat, në pranga një 24-vjeçar

    Bashkëpunimi rajonal në fokus të takimit ndërmjet AKEP dhe AEK

    Vajza 5-vjeçare dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, Policia zbardh detajet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Deputetët e Kosovës nuk arrijnë konstituojnë Kuvendin as në tentimin e 24-të

    May 31, 2025
    Deputetët e Kosovës nuk arrijnë konstituojnë Kuvendin as në tentimin e 24-të

    PRISHTINË– Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

    Dështimet e njëpasnjëshme po ndodhin pavarësisht thirrjeve nga shoqëria civile në Kosovë dhe faktori ndërkombëtar që Kosova të krijojë sa më shpejt institucionet e reja.

    Për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët nuk votuan për formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryeparlamentarin e ri.

    Votimi i fshehtë është propozuar më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi kandidatja e partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje, për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, në disa votime të hapura nuk mori 61 votat e nevojshme që të zgjidhet në këtë post.

    Çështja e votimit të fshehtë është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me mbështetjen e deputetëve nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë.

    Ata argumentojnë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po teton që kryetari i ri i organit ligjvënës të zgjidhet me votim të fshehtë, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të marrë një “masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”.

    Në vazhdimin e seancës konstituive më 31 maj, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, AAK-ja dhe Lista Serbe refuzuan sërish që të propozonin një emër për formimin e komisionit, duke bërë që seanca të ndërpritej.

    Seanca do të vazhdojë pas 48 orësh, përkatësisht të hënën.

    Seanca konstituive ka nisur më 15 prill. Deri tani, deputetët kanë kaluar dy pika të agjendës: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

    Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.

    PDK-ja dhe AAK-ja e shohin Haxhiun si figurë përçarëse dhe kanë kërkuar që të propozohet dikush tjetër, ndërkaq LDK-ja ka thënë se nuk do të votojë asnjë kandidat për këtë post të propozuar nga LVV-ja.

    Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, e cila ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.

    Përveç kryeparlamentarit, deputetët duhet të zgjedhin edhe pesë nënkryetarët e organit ligjvënës në mënyrë që të përmbyllet procesi i konstituimit të përbërjes së nëntë parlamentare.

    Dhe vetëm pasi të ketë përfunduar procesi i konstituimit të Kuvendit, mund të ndërmerren hapa për formimin e Qeverisë së re.

    Kriza politike vjen pasi asnjë parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme dhe ka mungesë marrëveshjes mes tyre për të krijuar një shumicë në Kuvend.

    LVV-ja doli e para në zgjedhjet e shkurtit duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme për ta formuar Qeverinë e re e vetme. PDK-ja zuri vendin e dytë me 24 ulëse, LDK e treta me 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9.

    Kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar më herët gjatë majit se gjatë procesit për formimin e ekzekutivit të ri, ai do të jetë i gatshëm për kompromise dhe koncesione. Ai ka përmendur si partnerë të mundshëm pakicat dhe Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, që ka fituar tri ulëse në Kuvend./REL

    Flor Mumajesi lë pas problemet, rikthehet në tregun muzikor

    Kina kritikon Macronin për krahasimin e Ukrainës me Tajvanin

    Avni Dehari deputetët kuvendi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zbulohet lokali i paligjshëm për baste sportive në Kombinat, në pranga një 24-vjeçar

    April 29, 2026

    Bashkëpunimi rajonal në fokus të takimit ndërmjet AKEP dhe AEK

    April 29, 2026

    Vajza 5-vjeçare dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, Policia zbardh detajet

    April 29, 2026

    Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.