Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tentoi të grabiste me a*më lodër një pikë të këmbimit valutor në Shkozë, arrestohet autori

    Megaoperacioni i SPAK kundër trafikut të dr*gës, sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të ‘Top Seven’

    Kirurgu: U operua 3 herë në gjoks, vetëm sepse i dashuri nuk ishte i kënaqur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Ankimon rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit, Alimehmeti kërkon rinumërimin e votave në Tiranë

    May 30, 2025
    Ankimon rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit, Alimehmeti kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
    Ilir Aliahmeti

    TIRANË– Ilir Aliahmeti, kandidati i Partisë Demokratike-ASHM në zgjedhjet e 11 Majit, ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës.

    Ai sqaron në kërkesë se, duke u bazuar në këqyrjet, rezulton sipas tij një parregullsi në masën rreth 5% të votave të numëruara.

    Specifikisht ai kërkon rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit të Qarkut Tiranë si dhe ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse sipas rinumërimit dhe/ose rivlerësimit të votave.

    “Gjatë procesit të verifikimit të filmimeve të kamerave nga ana jonë, për një numër të kufizuar të cilat na janë vënë në dispozicion nga administrata e KQZ-së, janë vërejtur disa parregullsi që mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit në mënyrë të ndjeshme. Në këto kushte, po paraqes këtë ankim pranë KAS, bazuar edhe në dispozitat e Kodit Zgjedhor”, thuhet në kërkesën e tij.

    KËRKESA E ALIMEHMETIT:

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me vendimin nr. 1326, datë 24.05.2025, ka miratuar tabelat përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë. Bashkëngjitur këtij vendimi, në tabelën përmbledhëse të rezultatit për subjektin tonë zgjedhor, rezulton se unë, Ilir Alimehmeti, kam marrë 18,128 vota si kandidat i listës së hapur, duke u renditur i dyti nga kandidatët e listës së hapur. Referuar numrit të përgjithshëm të votave të subjekteve sipas këtyre tabelave, nga listat e subjektit tonë zgjedhor mund të zgjidhet vetëm 1 deputet nga listat e hapura, që referuar parashikimeve të Kodit Zgjedhor me ndryshimet e bëra së fundmi, është kandidati më i votuar. Gjatë procesit të verifikimit të filmimeve të kamerave nga ana jonë, për një numër të kufizuar të cilat na janë vënë në dispozicion nga administrata e KQZ-së, janë vërejtur disa parregullsi që mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit në mënyrë të ndjeshme. Në këto kushte, po paraqes këtë ankim pranë KAS, bazuar edhe në dispozitat e Kodit Zgjedhor. Duke pasur parasysh faktin që subjekti ynë ‘PD-ASHM’ ka marrë 164,316 vota, rezultati për kandidatët mund të ndryshojë, në kushtet kur diferenca midis meje dhe kandidatit të renditur përpara në listë është tejet e ngushtë, ose rreth 1.2% e numrit total të të gjitha votave të subjektit. Vetëm në QV 1834/00, rezulton se 27 vota preferenciale për Ilir Alimehmeti i janë kaluar një tjetër kandidati, duke u shënuar në tabelën përmbledhëse 0 vota.

    Qendrat e votimit të mësipërme krijojnë bindjen se numërimi ka pasur problematika në të gjithë Qarkun e Tiranës, duke krijuar shkak për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit.

    Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme, përfundimisht:

    KËRKOJ:

    Rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit të Qarkut Tiranë;

    Ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse sipas rinumërimit dhe/ose rivlerësimit të votave./Radar.al 

    “Dramë e madhe”/ Parashqevi Simaku rrëfen daljen e parë në skenë: Po dridhesha…

    Aksident në Divjakë/ 18-vjeçari përplas për vd*kje të moshuarin teksa kalonte rrugën

    11 Maj zgjedhjet 2025 ilir aliahmeti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tentoi të grabiste me a*më lodër një pikë të këmbimit valutor në Shkozë, arrestohet autori

    June 12, 2026

    Megaoperacioni i SPAK kundër trafikut të dr*gës, sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të ‘Top Seven’

    June 12, 2026

    Kirurgu: U operua 3 herë në gjoks, vetëm sepse i dashuri nuk ishte i kënaqur

    June 12, 2026

    Aksioni i SPAK/Arrestohet Orest Sota, në kërkim Ilir Shtufi dhe Artur Shehu

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.