Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr shkatërrues në portin e Mantës në Ekuador, digjen dhjetëra anije peshkimi

    Armë dhe ko*ainë në lokalin që administronte, arrestohet 37-vjeçari në Sarandë

    Lajmi i rëndë për sportin, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti nga Kosova, luante me ekipin e Elbasanit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gjykata la në burg Marsel Baçin, avokati: Marrëdhënia seksuale është kryer me dëshirë mes të rinjve!

    July 26, 2024
    Gjykata la në burg Marsel Baçin, avokati: Marrëdhënia seksuale është kryer me dëshirë mes të rinjve!

    Gjykata ka lënë në burg Marsel Baçin, i akuzuar për shfrytëzim dhe abuzim seksual të një 16-vjeçare në Korçë.

    Avokati i tij, Ledian Spaho, tha se duhet pritur përfundimi i hetimeve dhe administrimi i tërësisë së provave për të kuptuar nëse ka vepër penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

    “Në vlerësimin tonë si mbrojtje, dyshimi nuk ka ndonjë provë konkrete por janë deklarime të personave kallëzues të cilët orientojnë organin e akuzës në lidhje me ekzistencën e elementi të veprës penale por mënyra, forma, koha ku mund të jetë konsumuar vepra penale nuk përcaktohet.

    Nga ana tjetër rezulton që në lidhje me shtetasin Marsel Bacci nuk ka ankesë konkrete por referohet vetëm nga komunikimi dhe një marrëdhënie që kanë patur të rinjtë kohët e fundit. Njëri është për “shfrytëzim prostitucioni” dhe dua tu shpjegoj që s’jemi në kushtet e një akuze por të një dyshimi. Nëse do flasim për akuzë do të presim përfundimin e hetimeve dhe administrimin e tërësisë të provave për të parë nëse ka vepër penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Në këtë moment s’mund të flasim për këtë vepër penale sepse ajo kërkon elementë konkretë, veprime konkrete.

    Po, është pranuar në deklarimet që kanë dhënë para oficerit të policisë gjyqësore, është deklaruar që kanë kryer marrëdhënie seksuale. Kanë ndodhur me dëshirën e vetë të miturës e cila absolutisht në asnjë moment nuk provohet të jetë imponuar apo detyruar forcërisht. Janë kryer marrëdhënie seksuale por ngelemi skeptikë dhe jokonkretë nëse janë kryer dhe si janë kryer sepse akti seksual s’mund të kryhet në mënyrë brutale. Është minorene por ka kaluar kufirin e moshës 14 vjeç, është 15 vjeç dhe nëse marrëdhënia seksuale e saj është me dëshirë, mandej është organi i akuzës që përcakton veprën. Do i ngelet përfundimit të hetimeve dhe çfarë do na diktojnë provat. Para gjykatës të akuzuarit janë shprehur dakord me mbrojtjen”, tha avokati Ledian Spaho.

     

     

     

     

     

    abuzim seksual avokati Ledian Spaho Marsel Baci
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr shkatërrues në portin e Mantës në Ekuador, digjen dhjetëra anije peshkimi

    June 7, 2026

    Armë dhe ko*ainë në lokalin që administronte, arrestohet 37-vjeçari në Sarandë

    June 7, 2026

    Lajmi i rëndë për sportin, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti nga Kosova, luante me ekipin e Elbasanit

    June 7, 2026

    Mbi 2 milionë qytetarë votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.