Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Obligacionet 15-vjeçare/ Yield-i pëson përsëri rënie të lehtë dhe prek minimum të ri

    May 28, 2025

    TIRANË– Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pësoi një tjetër rënie të lehtë në ankandin e kësaj jave dhe arriti një nivel të ri të ulët historik. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, në rihapjen e ankandit të këtyre instrumenteve yield-i uniform i pranuar zbriti në 5.57%, nga 5.59% që kishte qenë në ankandin e emetimit fillestar, në shkurt të këtij viti.

    Yield-i i këtyre instrumenteve ka rënë për të gjashtin ankand radhazi dhe ka prekur nivelin më të ulët historik. Krahasuar me një vit më parë, yield-i i këtyre instrumenteve ka rënë me pothuajse dy pikë përqindje. Të dhënat e ankandit tregojnë se edhe në këtë rast kërkesa e investitorëve ka qenë mjaft e lartë, duke nxitur rënien e mëtejshme të yield-eve. Nga 1.5 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave të paraqitura në ankand arriti në 2.1 miliardë lekë.

    Në përgjigje të kërkesës së lartë dhe kushteve të favorshme, Ministria e Financave vendosi ta rrisë vlerën e emetimit në 1.725 miliardë lekë. Në rast se shuma e emetimit nuk do të ishte rritur, yield-i do të kishte rezultuar edhe më i ulët. Edhe pjesa e parë e këtij viti ka konfirmuar tendencën në rënie të yield-eve të instrumenteve të borxhit të qeverisë.

    Rënia e yield-eve është përcaktuar nga gjendja e mirë e likuiditetit në treg, nga kërkesa në ulje e qeverisë për financim në tregun e brendshëm, por edhe nga një perceptim në rënie lidhur me rrezikun. Që prej vitit të kaluar, investitorët jorezidentë po luajnë një rol të rëndësishëm në kërkesën për titujt e borxhit publik. Investitorët nga jashtë vendit blenë 14.4 miliardë lekë ose rreth 143 milionë euro instrumente borxhi në lekë të qeverisë shqiptare vitin e kaluar.

    Shuma e investuar prej tyre përbënte 29% të shtesës së huamarrjes së brendshme për vitin 2024. Pjesëmarrja e investitorvëe nga jashtë ka rritur më shumë likuiditetin në treg. Ndërkohë, përmirësimi i parametrave makroekonomikë dhe në veçanti ulja e borxhit public ka përmirësuar vlerësimin e kreditit sovran të qeverisë shqiptare në dy vitet e fundit.

    Në muajin mars, agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” përmirësoi për të dytin vit radhazi vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran, nga “BB-” në “BB”, me perspektivë të qëndrueshme. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në fund të vitit 2024 borxhi publik zbriti në 53.95% të PBB-së, në rënie të mëtejshme nga niveli prej 57.5% i një viti më parë. Që nga viti 2021, borxhi publik ka rënë me afërsisht 20 pikë përqindje ndaj PBB-së. Rënia e këtij raporti i detyrohet sidomos forcimit të Lekut në kursin e këmbimit, por pjesërisht edhe uljes së deficitit buxhetor në vitet e fundit dhe rritjes së kënaqshme ekonomike.

    Nga ana tjetër, qeveria shqiptare po përdor rregullisht huamarrjen e jashtme, nëpërmjet Eurobondeve, për të mbuluar pjesërisht financimin e deficitit të brendshëm buxhetor. Një pjesë e deficitit të këtij viti do të mbulohet nga huamarrja prej 650 milionë eurosh e Eurobondit që u emetua muajin e kaluar./Monitor

    Divorci me Patris Berishën/ Tuna: S’isha më e lumtur, shtatzëninë e fsheha deri në muajin e 9

    Gjyqi për rastin e Jan Prengës/ Prokurorja e SPAK përplaset me avokatin e të pandehurit

    “Ç’është ai kalamo b*thq*r”/ U arrestua në Belgjikë, roli i Gertin Aliu në grupin kriminal! Zbardhet dosja

    Obligacionet 15-vjeçare Yield
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    June 24, 2026

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    June 24, 2026

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Aksident në aksin Lezhë–Mabë, humb jetën një shtetas nga Kosova

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.