Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zelensky e dënon “heshtjen e Amerikës” pas bombardimeve vdekjeprurëse nga Rusia

    May 25, 2025
    Zelensky e dënon “heshtjen e Amerikës” pas bombardimeve vdekjeprurëse nga Rusia

    UKRAINË– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara se “po heshtin”, pasi Rusia kreu të dielën bombardime të pandërprera me dronë dhe raketa në Ukrainë për natën e dytë radhazi, duke i vrarë të paktën 12 njerëz dhe duke i plagosur dhjetëra të tjerë.

    “Heshtja e Amerikës, heshtja e vendeve të tjera të botës, vetëm sa e nxisin [presidentin rus Vladimir] Putinin”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale të dielën.

    Kjo ishte nata e dytë e sulmeve të pareshtura ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev, dhe rajone të tjera të vendit.

    Shkalla e këtij sulmi ishte tronditëse, sepse Rusia goditi Ukrainën me 367 dronë dhe raketa, që nënkupton se ky ishte sulmi më i madh gjatë luftës mbi trivjeçare, sipas Yuriy Ihnat, zëdhënësit të Forcave Ajrore të Ukrainës.

    Në përgjithësi, Rusia i përdori 69 raketa të llojeve të ndryshme dhe 298 dronë, përfshirë dronët e dizajnuar nga Irani, të njohur si Shahed, tha Ihnat për Associated Press.

    Ishte “sulmi më i madh në aspektin e numrit të armëve ajrore në territorin e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të plotë në vitin 2022”, theksoi Ihnat.

    Sulmi ndodhi në ditën e tretë të këmbimit të paraparë të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës. Në bisedimet e para që nga fillimi i pushtimit – të mbajtura në Stamboll në fillim të këtij muaji – Kievi dhe Moska u pajtuan t’i këmbenin secili nga 1.000 të burgosur lufte.

    Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore i rrëzoi 110 dronë ukrainas gjatë natës.

    Zhurma e shpërthimeve u dëgjua gjatë gjithë natës në Kiev dhe në zonat përreth, derisa Forcat Ajrore të Mbrojtjes së Ukrainës për orë të tëra bënin përpjekje t’i rrëzonin dronët dhe raketat e armikut.

    Të paktën katër njerëz u vranë dhe 16 u plagosën vetëm në Kiev, sipas Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës.

    “Një mëngjes i vështirë i së dielës në Ukrainë pas një nate pa gjumë. Sulmi më i madh ajror rus në shumë javë zgjati gjithë natën”, tha Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, në X.

    Zjarre shpërthyen në shtëpi dhe biznese, të shkaktuara nga copëzat e dronëve të rrëzuar.

    Në rajonin Zhitomir, në perëndim të Kievit, u vranë tre fëmijë të moshave 8, 12 dhe 17 vjeçe, sipas shërbimit të emergjencës. Dymbëdhjetë persona u plagosën në sulme, tha shërbimi. Të paktën katër njerëz u vranë në rajonin Hmelnitski, në Ukrainën perëndimore. Një burrë u vra në rajonin Mikolaiv, në jug të vendit.

    Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se një konvikt studentor në distriktin Holosivski u godit nga një dron dhe një nga muret e ndërtesës ishte përfshirë nga flakët. Në distriktin Dniprovski, një shtëpi private u shkatërrua dhe në distriktin Shevçenkivski, u thyen xhamat e një ndërtese banimi.

    Sulmet gjatë 48 orëve të fundit ishin ndër sulmet më të fuqishme ajrore ruse ndaj Ukrainës që nga pushtimi i plotë në shkurt 2022.

    Ndërkohë, këmbimi i fundit i të burgosurve të luftës sipas marrëveshjes triditore pritet të ndodhë më vonë të dielën.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thanë se Moska dhe Kievi këmbyen secila nga 307 ushtarë të shtunën.

    Të premten, këto dy vende liruar secila nga gjithsej 390 ushtarë dhe civilë.

    Në bisedimet e para që nga fillimi i pushtimit – të mbajtura në Stamboll në fillim të këtij muaji – Kievi dhe Moska u pajtuan t’i këmbenin secili nga 1.000 të burgosur lufte.

    Këmbimi i 1.000 të burgosurve nga secila palë do të përbënte këmbimin më të madhin të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

    Këmbimet e mëparshme nuk kanë sjellë përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës, e cila nisi në shkurt 2022./REL

    Dalin analizat e fëmijëve në Gramsh/ 4 raste me salmonelë, po hetohet kompania “Nelsa shpk”

    Turi Çiklistik i Shqipërisë/ Policia plan masash për aktivitetin, ja rrugët që do të bllokohen

    Rusi Shtetet e Bashkuara Volodymyr Zelensky
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    June 15, 2026

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    June 15, 2026

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    June 15, 2026

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.