Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dosja e errët e Violand Braçellarit/ Nga qeset plastike të gjetura në 2015 te ma*akra që tronditi Maliqin

    Rubio qetëson aleatët: SHBA nuk largohet nga NATO, por Trump kërkon reforma të thella

    Pas tragjedisë në Maliq, Hita dhe Lamallari mbledhin urgjentisht drejtuesit e policisë në Korçë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    U vunë zjarrin pronave të tyre dhe rrezikuan banesat përreth, arrestohen dy persona! Balla: Zjarrvënia e qëllimshme dënohet me 15 vite burg

    July 26, 2024
    U vunë zjarrin pronave të tyre dhe rrezikuan banesat përreth, arrestohen dy persona! Balla: Zjarrvënia e qëllimshme dënohet me 15 vite burg
    Ministri Taulant Balla

    Janë vënë në pranga dy persona në Golem dhe Rrogozhinë, pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme, e cila ka rrezikuar dhe banesat përreth.

    Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale B. H., 60 vjeç dhe Z. S., 58 vjeç.

    Sa i takon kësaj ngjarje ka reaguar dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili ka deklaruar se zjarrvënia e qëllimshme është një krim i rëndë dhe dënohet deri në 15 vite burgim.

     “Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë autorët e zjarrvënieve dje në Kavajë dhe Rrogozhinë. Dua të rikujtoj se zjarrvënia e qëllimshme është një krim i rëndë dhe dënohet deri në 15 vite burgim. Policia dhe strukturat e tjera vartëse të saj, do të kenë tolerancë zero në këtë drejtim. Gjithashtu i bëjmë një apel të gjithë qytetarëve, që të sinjalizojnë Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Zjarrfikës, për të identifikuar autorët dhe për të ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në momentet e para.”– ka thënë Balla.

    NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

    Golem dhe Rrogozhinë/Policia identifikon dhe vë në pranga dy autorë të dyshuar të zjarrvënieve mesditën e djeshme. Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa, si dhe u dogjën parcela  të mbjella me ullinj e pemë të tjera frutore dhe sipërfaqe pyjore, në fshatrat Zigxhafaj dhe Sineballaj.

    Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Forcës së Sigurisë Kombëtare, të asistuar nga një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, mundësoi neutralizimin e flakëve dhe shpëtimin e banesave. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale të menjëhershme, të kryera nga shërbimet e Policisë  me qëllim përcaktimin e autorësisë së 2 rasteve të zjarrvënies në fshatrat Zigxhafaj dhe Sineballaj, të ndodhura mesditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:

    -B. H., 60 vjeç, banues në fshatin Zigxhafaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar banesa në zonë, janë djegur sipërfaqe toke të mbjella me ullinj dhe pemë frutore, si dhe janë djegur sipërfaqe pyjore;

    -Z. S., 58 vjeç, banues në fshatin Sineballaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj.

    Neutralizimi i flakëve dhe shpëtimi i banesave janë bërë të mundur si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse dhe atyre të Forcës së Sigurisë Kombëtare, me asistimin e një helikopteri të Ministrisë së Mbrojtjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Policia e Shtetit apelon sërish për qytetarët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi reagimi i Policisë për arrestimin e autorëve do të jetë i menjëhershëm, konform parashikimeve të Kodit Penal për këtë krim.

    arrestohen dy persona golem Ministri Taulant Balla Rrogozhine
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dosja e errët e Violand Braçellarit/ Nga qeset plastike të gjetura në 2015 te ma*akra që tronditi Maliqin

    June 4, 2026

    Rubio qetëson aleatët: SHBA nuk largohet nga NATO, por Trump kërkon reforma të thella

    June 4, 2026

    Pas tragjedisë në Maliq, Hita dhe Lamallari mbledhin urgjentisht drejtuesit e policisë në Korçë

    June 4, 2026

    Paqja fiskale, afati drejt fundit/ DPT: Aplikimet do pranohen deri më 5 qershor

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.