TIRANË– Kandidati për deputet i PD-së, Ilir Alimehmeti që mbeti jashtë Kuvendit pavarësisht se siguroi mbi 18 mijë vota në Tiranë, i pyetur nëse do të merrte mandatin e Sali Berishës, nëse ai dënohej, ka deklaruar se “ligji duhet zbatuar”.
Ndër të tjera Alimehmeti tha se ligji, i pëlqen ose jo, ligji duhet zbatuar.
“Ligji është ligj. Më pëlqen apo jo, zbatohet. Ligji flet dhe kemi parë sesi PD nuk pati problematika të këtij tipi, por dy dorëheqje dhe një kandidaturë për kryebashkiak dhe viza zbriti dhe automatikisht i takon të parit, të dytit dhe të tretit. Pra është thjesht zbatim legjislativ.”-u shpreh ai në emisionin./Radar.al
Vr*sja e Altin Arapajt/ Po flinte gjumë kur u arrestua, si u zbulua vendndodhja e Mikel Selimaj
Skena si nëpër filma në Tiranë, qytetari me Land Rover përplas makinën e policisë
40-vjeçari me probleme të shëndetit mendor përplasi Land Roverin me makinat e policisë, mbante a*më…


