Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Anne Hathaway shpallet “Gruaja më e bukur në botë” nga revista People

    Macron thirrje SHBA-Iran: Të ulen tensionet dhe çështjet të zgjidhen përmes diplomacisë

    Britania e Madhe ndalon hyrjen e influenceres për deklarata ekstremiste dhe gjuhë urrejtjeje ndaj myslimanëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    U identifikua nga dëshmia e Dumanit/ Kush është “Bisha” me katër nofka që drejtonte rrjetin e dro*ës nga Durrësi

    May 21, 2025

    Adi Çoba, 34-vjeçari nga Durrësi, është zbuluar si një figurë kyçe në një rrjet ndërkombëtar trafiku droge, në kuadër të operacionit “Ura”. I njohur me nofkat “Bazholi”, “Bisha”, “I shëndoshi” dhe “Cigani”, Çoba është përmendur si drejtues i trafikut të kokainës drejt Italisë, sipas të dhënave të mbledhura nga autoritetet italiane dhe dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

    Në rrëfimin e tij, Dumani konfirmon njohjen me Çobën përmes kontakteve me Fatmir Troplinin, i njohur ndryshe si “Miri”, një emër me ndikim në botën e krimit dhe bashkëpunëtor i afërt i Çobës. Sipas Dumanit, Miri e përmendte shpesh “Bazholin” në biseda dhe kishte tentuar ta përdorte për të lokalizuar dhe eliminuar një person tjetër nga Durrësi, me nofkën “Çaponi”, i cili ishte mik i një kundërshtari të Mirit.

    Hetuesit kanë zbuluar se komunikimi mes këtyre personave bëhej përmes aplikacionit të koduar SkyECC, ku Çoba përdorte kanale të siguruara për të organizuar trafikun e drogës dhe për të ndjekur lëvizjet e rivalëve.

    Dosja e autoriteteve italiane e përshkruan Adi Çobën si organizatorin dhe drejtuesin e rrjetit kriminal që dërgonte sasi të mëdha heroine dhe kokaine nga Shqipëria dhe Holanda drejt Italisë, duke përdorur korrierë të përzgjedhur dhe të dërguar nga vetë ai. Ai drejtonte aktivitetin nga Durrësi dhe ishte në kontakt të vazhdueshëm me anëtarë të tjerë të rrjetit në territorin italian.

    Hetimet tregojnë se Çoba ishte emër i panjohur për autoritetet shqiptare deri në këtë operacion, duke dëshmuar nivelin e lartë të fshehtësisë dhe strukturës së organizuar të grupit të tij kriminal.

    34-vjeçari Adi Coba Durrës Nuredin Dumani rrjeti i droges
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Anne Hathaway shpallet “Gruaja më e bukur në botë” nga revista People

    April 20, 2026

    Macron thirrje SHBA-Iran: Të ulen tensionet dhe çështjet të zgjidhen përmes diplomacisë

    April 20, 2026

    Britania e Madhe ndalon hyrjen e influenceres për deklarata ekstremiste dhe gjuhë urrejtjeje ndaj myslimanëve

    April 20, 2026

    E rëndë në Peshkopi, 67-vjeçari humb jetën tragjikisht pasi u tërhoq zvarrë nga kali

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.