Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kur të pashë në BBV m’u mor fryma”, Mateo i bën deklaratën romantike Brikenës: Unë në punë e kam mendjen vetëm tek ty

    Alarm maksimal për stuhi ekstreme në Ballkan! Kosova në nivelin më të lartë të rrezikut, Shqipëria nën paralajmërim

    Sulm me dronë ndaj qendrave të Wildberries në Rusi, Kremlini: Dëme të mëdha për kompaninë dhe bizneset

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Profesionet e deputetëve të sapozgjedhur, juristët dhe ekonomistët dominojnë legjislaturën e re

    May 21, 2025

    Në seancën konstituive të Kuvendit të ri më 8 shtator, do të betohen për herë të parë 67 deputetë të rinj, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga emra të rikthyer në jetën parlamentare.

    Sipas një hulumtimi të Top Channel, edhe në këtë legjislaturë, si në të mëparshmet, profesioni i juristit dhe ekonomistit mbetet dominues ndër radhët e deputetëve të zgjedhur më 11 maj.

    Në total, 31 deputetë të rinj kanë formim akademik në ekonomi, financë apo administrim biznesi, duke e konfirmuar peshën që këto fusha vazhdojnë të kenë në përfaqësimin parlamentar.

    Krahas deputetit me përvojë në ekonomi dhe gazetari Erion Braçe, në sallën e Kuvendit do të jenë edhe emra si Tërmet Peçi nga Tepelena, si dhe socialistët Ceno Klosi dhe Petrit Malaj, të gjithë me formim ekonomik.

    Nga ana tjetër, pritet që përvoja akademike në SHBA e Belind Këlliçit të sjellë një kontribut të vyer në diskutimet mbi menaxhimin ekonomik dhe politikat zhvillimore në vend.

    DEPUTETËT EKONOMISTË
    Erion Braçe Ekonomi
    Tërmet Peçi Ekonomi
    Ervin Demo Ekonomi
    Petrit Malaj Ekonomi
    Adi Qose Ekonomi
    Ceno Klosi Ekonomi
    Klevis Jahaj Ekonomi
    Bora Muzhaqi Ekonomi
    Xhelal Mëziu Ekonomi
    Bledjon Nallbati Ekonomi
    Mesila Doda Ekonomi
    Besart Xhaferi Ekonomi/Shkenca politike
    Bujar Leskaj Ekonomi /Jurist
    Delina Ibrahimaj Financë-Bankë
    Ornaldo Rakipi Financë Kontabilitet
    Elton Korreshi Financë
    Milva Ekonomi Statistikë/Ekonomi
    Antoneta Dhima Plan Financë
    Anila Denaj Financë/ Menaxhim Bankar
    Ledina Alolli Marketing
    Jorida Tabaku Administrim Biznesi
    Klodiana Capja Administrim Biznesi
    Xhenis Cela Administrim Biznesi
    Etleva Budini Administrim Biznesi
    Evis Kushi Administrim Biznesi
    Enno Bozdo Administrim Biznesi
    Marjana Koçeku Agro-Biznes
    Fidel Kreka Menaxhim Biznesi
    Belind Kellici Shkenca Menaxhimi
    Genti Lakollari Inxhinieri Agro Ushqim
    Dhimitër Kruti Inxhinieri Agrare

    27 është numri juristëve deputetë të cilët do të jenë pjesë e parlamentit të ri.
    Krahas atyre me shumë mandate si Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi apo Fatmir Xhaxha ekspertizës juridike të parlamentit i shtohet ajo e ish gjyqtarit Gjin Gjoni dhe ish prokurorit Arjan Ndoja përfshi atë të Adriatik Lapajt.

    DEPUTETËT JURISTË
    Ulsi Manja Jurist
    Damian Gjiknuri Jurist
    Oerd Bylykbashi Jurist
    Gazment Bardhi Jurist
    Fatmir Xhafaj Jurist
    Saimir Korreshi Jurist
    Blendi Himci Jurist
    Ivi Kaso Jurist
    Adriatik Lapaj Jurist
    Gjin Gjoni Jurist (ish-gjyqtar)
    Arian Ndoja Jurist (ish-prokuror)
    Ani Dyrmishi Jurist
    Saimir Hasalla Jurist
    Olsi Komici Jurist
    Bledi Çomo Jurist
    Bledar Cuci Jurist
    Gent Strazimiri Jurist
    Ramadan Likaj Jurist
    Igli Hasani Fakulteti Drejtësisë
    Belinda Balluku Juriste
    Aurora Mara Juriste
    Aulona Bylykbashi Jurist
    Adea Pirdeni Juriste
    Erjona Ismaili Juriste
    Elda Hoti Juriste
    Greta Bardeli Juriste
    Erisa Xhixho Juriste

    Krahas doktorit të vjetër Sali Berishës dhe në mungesë të doktorit të ri Ilir Alimehmeti i cili mori mbi 16.000 vota por nuk u fut dot në parlament, në sallën e kuvendit të ri do të kemi 12 ligjvënës të cilët profesionin e parë në jetë kanë patur atë të mjekut.

    DEPUTETËT MJEKË
    Sali Berisha Mjek
    Bardh Spahia Mjek
    Flamur Noka Mjek
    Asfloral Haxhiu Mjek
    Tritan Shehu Mjek
    Enriketa Jaho Mjeke
    Klodiana Spahiu Mjeke
    Ilirian Pendavinji Mjek
    Zija Ismaili Mjek
    Brunilda Mersini Mjeke
    Loer Kume Stomatolog
    Manjola Luku Farmaciste

    8 deputetë janë me profesion inxhinier.

    DEPUTETËT INXHINIERË
    Blendi Klosi Inxhinieri Elektronike
    Niko Peleshi Inxhinieri Elektronike
    Fatmir Mediu Inxhinieri Gjeologji Miniera
    Edi Paloka Inxhinieri Gjeo Fizike
    Albana Vokshi Inxhinieri/Administrim Publik
    Besa Spaho Inxhinieri Ndërtimi
    Onid Bejleri Inxhinieri Civile
    Redi Muci Inxhinier Strukturash

    Nuk do ti mungojnë parlamentit të ri deputetët biznesmenë nga të dy kahet politikës.

    Atyre ekzistues si Vullnet Sinaj, Flamur Hoxha dhe Agron Shehaj do ti bashkohen edhe Vasil Llajo me Skënder Pashajn.

    Rikthehet në parlament në grupin e biznesmenëve Tom Doshi.

    DEPUTETËT BIZNESMENË
    Vullnet Sinaj Biznesmen
    Flamur Hoxha Biznesmen
    Agron Shehaj Biznesmen
    Tom Doshi Biznesmen
    Vasil Llajo Biznesmen
    Skender Pashaj Biznesmen

    Gjashtë pedagogët në parlament do ti udhëheqë nga profesori Agron Gjekmarkaj nënkryetari aktual i kuvendit.

    DEPUTETËT NGA BOTA UNIVERSITETARE
    Agron Gjekmarkaj
    Jorida Tabaku
    Iris Luarasi
    Ina Zhupa
    Hatixhe Konomi
    Zamira Sinaj

    Tetë është numri deputetëve që vina nga fusha e arsim dhënies.

    DEPUTETËT ARSIMTARË
    Alma Selami Mësuesi
    Ana Nako Mësuesi
    Marjeta Neli Mësuesi
    Lindita Nikolla Mësuesi
    Luan Baci Histori Gjeografi
    Vangjel Dule Anglisht
    Luciano Boçi Gjuhë Letërsi
    Mirela Furxhi Përkthyese

    Taulant Balla nuk do të mbetet vetëm në parlament si studiues i shkencave politike. Do të ketë në krah yllin në ngjitje të PS Elbasan Sara Milen bashkë me dijen e marrë në Londër prej demokratit Klevis Balliu i cili rikthehet në parlament.

    DEPUTETËT E SHKENCAVE POLITIKE
    Taulant Balla Shkenca politike
    Sara Mila Shkenca Politike
    Klevis Balliu Shkenca Politike
    Arkend Balla Shkenca politike

    Nuk do të mbeten pa përfaqësim në parlament Shkencat Sociale si dhe nga shkencat e natyrws.

    DEPUTETË NGA SHKENCAT SOCIALE DHE SHKENCAT E NATYRËS
    Albana Koçiu Shkenca Sociale
    Erjon Mile Shkenca Sociale
    Pirro Vengu Histori Filozofi
    Jozefina Topalli Shkenca Matematike/ Fizike
    Igli Cara Biokimi
    Fadil Nasufi Biologji kimi
    Eduard Shalsi Biologji Kimi
    Ogerta Manastirliu Inxhinieri Kimi shkenca natyre

    Ekspertizën e marrëdhënieve ndërkombëtare në parlament do ta sjellin tre deputetë. Me tyre kryetarja aktuale e kuvendit Elisa Spiropali dhe ish shefja e diplomacisë Olta Xhaçka.

    DEPUTETËT E MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
    Elisa Spiropali Marrëdhënie Ndërkombëtare
    Olta Xhacka Marrëdhënie Ndërkombëtare
    Erion Malaj Diplomaci

    Nëse vala e punës parlamentare do ti lodhë deputetët e rinj ata s’kanë pse të dalin jashtë perimetrit të parlamentit për tu qetësuar.
    Kanë në gjirin e tyre tre kolegë që vinë nga psikologjia.

    DEPUTETËT PSIKOLOGË
    Romina Kuko Psikologji
    Kiduina Zaka Psikologji
    Ermal Pacaj Psikologji

    Si asnjëherë më parë komuniteti medias do të ketë në parlamentin e ri katër ish gazetarë të cilët duhet të mbajnë peshën e ligjvënësve e për tu komportuar nga gazetaria tek politika frontale parlamentare.
    Ish kryeredaktorit një gazete si Tedi Blushi dhe zëri analizës politike Iris Luarasi do ulen në kahe të kundërta në sallën e parlamentit.

    DEPUTETËT GAZETARË
    Arbjan Mazniku Gazetari / Komunikim Publik
    Tedi Blushi Gazetari
    Iris Luarasi Gazetari
    Ardit Bido Gazetari

    Vendet e lëna bosh të ish deputetëve me formim ushtarak si Xhemal Qefalia dhe Denis Deliu do të zënë tre të tjerë.

    DEPUTETËT USHTARAKË
    Kastriot Piroli Akademia Skënderbej /Ushtarak
    Agron Malaj Akademi ushtarake Skënderbej
    Ervin Hoxha Shkenca sociale/ Akademi Sigurie

    Nuk do të mungojnë deputetët që vinë nga fusha e menaxhimit si Ermal Elezi. Arkitektët do ti përfaqësojë Ilva Gjuzi ndërsa Sabina Jorgo do të sjellë në parlament eksperiencën e mirë-menaxhimit të Burime Njerëzore dhe rekrutimit

    deputetët legjislatura Parlament profesionet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kur të pashë në BBV m’u mor fryma”, Mateo i bën deklaratën romantike Brikenës: Unë në punë e kam mendjen vetëm tek ty

    July 21, 2026

    Alarm maksimal për stuhi ekstreme në Ballkan! Kosova në nivelin më të lartë të rrezikut, Shqipëria nën paralajmërim

    July 21, 2026

    Sulm me dronë ndaj qendrave të Wildberries në Rusi, Kremlini: Dëme të mëdha për kompaninë dhe bizneset

    July 21, 2026

    Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.