Në Capranica Prenestina, aty ku muaj më parë u gjet trupi i pajetë i 23-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, u vendos një memorial prekës në kujtim të saj. Prindërit, Gëzime dhe Flamur Sula, kanë shkruar mbi pllakën përkujtimore fjalët që thyejnë çdo zemër: “Do të të dërgoj një puthje me erën dhe e di që do ta ndjesh…”
Ilaria u vra brutalisht në mars nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson, i cili fshehu trupin në një valixhe dhe e braktisi në një shpat mali. Sot, ajo hapësirë midis pyjeve të Monte Guadagnolos është kthyer në një vend përkujtimi dhe reflektimi.
Në ceremoninë përuruese morën pjesë prindërit e Ilarias dhe kryetari i bashkisë Capranica Prenestina, Francesco Colagrossi, i cili e quajti vendin “një dritare drejt horizontit, ku do të kujtohet përgjithmonë ëmbëlsia e Ilarias dhe dhimbja që na mëson të njohim dhe të refuzojmë dashurinë e rreme që vret”.


