Gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, liderët kryesorë të Bashkimit Europian – përfshirë Emmanuel Macron, Friedrich Merz, Keir Starmer, Donald Tusk dhe Presidentin Volodymyr Zelensky – zhvilluan një telefonatë të përbashkët me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Lajmin e bëri publik vetë Zelensky përmes një postimi në platformën “X”, duke zbardhur pjesë nga biseda që fokusohej te mundësia për rifillimin e negociatave ruso-ukrainase dhe kushtet për arritjen e paqes.
“Ukraina është gati për hapat më të shpejtë drejt paqes së vërtetë”, shkroi Zelensky, duke theksuar se çdo refuzim nga Rusia për një armëpushim të plotë dhe pa kushte duhet të pasohet nga sanksione më të ashpra ndërkombëtare.
Spoke with @POTUS together with President Macron, Federal Chancellor Merz, Prime Ministers Starmer and Tusk. We discussed the meeting in Istanbul.
Ukraine is ready to take the fastest possible steps to bring real peace, and it is important that the world holds a strong stance.… pic.twitter.com/CG3pAnN5Ip
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 16, 2025


