TIRANË– Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një të riu në drejtim të Paskuqanit në Tiranë.
Bazuar në informacionet paraprake të policisë mësohet se shtetasi 26-vjeçar i identifikuar si L.K., ka humbur drejtimin e motoritdhe është përplasur me bordurën anësore.
I riu fatkeqësisht s’ka mundur t’iu shpëtojë plagëve të marra nga aksidenti i rëndë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2025, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Radar.al


