Në Parkun Olimpik po vijon procesi i numërimit të votave të diasporës, ku janë hapur 4,261 nga 194,889 zarfe të mbërritura. Deri tani, Partia Socialiste ka marrë kryesimin me 2,309 vota, duke lënë pas Partinë Demokratike që ka siguruar 1,264 vota.
Ndërkohë, koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 369 vota, Partia Mundësia 95, Lëvizja Bashkë 84 dhe Partia Social Demokrate 38 vota. Ky është vetëm fillimi i numërimit dhe rezultati mund të ndryshojë ndërsa vijon hapja e zarfeve nga diaspora.


