Andrew Palmes ishte në klasë të 6-të kur ai theu këmbën dhe nuk arriti të ecte më kurrë.
Sot është 14 vjeç dhe jeton çdo ditë me distrofinë muskulare ‘Duchenne’, një gjendje neuromuskulare progresive që shkakton dobësi të muskujve, vështirësi në frymëmarrje dhe probleme me zemrën.
Mamaja e tij, Katherine thotë se jetëgjatësia mesatare për distrofinë muskulare ‘Duchenne’ është rreth 22 vjet.
E ëma përpiqet që ta bëjë cdo ditë të lumtur pasi frika që një ditë mund të humbasë djalin e saj I shtohbet dita-ditës.
Andrew, kohët e fundit, ka marrë suprizën më të madhe, një karrocë me rrota e cila do i mundësojë të lëvizë vetë pa patur nevojë ta mbajnë në krahë.
View this post on Instagram


