Një ngjarje tragjike tronditi Prishtinën ditën e djeshme, kur stilisti i njohur kosovar Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B”. Ai dyshohet se plagosi gruan e tij me thikë dhe më pas i dha fund jetës. Ngjarja ka shkaktuar një valë reagimesh të dhimbshme, sidomos në komunitetin artistik, ku Festimi ishte një figurë shumë e dashur dhe i respektuar.
Gruaja e tij, Rina, e cila ndodhej në gjendje të rëndë pas ngjarjes, tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Sot, ajo ka bërë reagimin e parë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë një fotografi të saj me të ndjerin bashkëshort, duke shprehur dhimbjen dhe tronditjen për humbjen:
“Prehu i qetë jeta jem. Humbja jote e papritur na ka lënë me një dhimbje të papërshkrueshme. Të du, e të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur si ishe.”

Mesazhi i saj prekës ka prekur ndjekësit dhe miqtë e çiftit, të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe mbështetje për të.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet një analizë më e detajuar e provave për të konfirmuar përfundimisht motivet dhe dinamiken e këtij akti tragjik.

