Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen

    Këmbimi valutor 18 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zgjedhjet nën lupë: SPAK-BKH zbarkojnë sërish në Elbasan për hetime dhe masa parandaluese

    May 10, 2025

    Strukturat e drejtësisë dhe hetimit po intensifikojnë përpjekjet për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm në zgjedhjet e 11 majit. Përfaqësues të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) zhvilluan këtë të shtunë një tjetër vizitë pune në qytetin e Elbasanit.

    Ata u takuan me Drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit, Kreshnik Ajazi, si dhe me Drejtorin e Policisë Vendore, Fatmir Hoxha. Në qendër të diskutimeve ishin problematikat në rritje që lidhen me zgjedhjet, përfshirë denoncimet për blerje votash, presion ndaj zgjedhësve dhe përdorim të burimeve shtetërore në funksion të fushatës.

    Burime pranë takimit konfirmuan se janë analizuar masat konkrete për parandalimin dhe ndëshkimin e çdo tentative për manipulim të procesit zgjedhor. Përfaqësuesit e SPAK dhe BKH kërkuan bashkëpunim maksimal nga institucionet vendore të rendit dhe drejtësisë, me theks të veçantë te monitorimi në terren, sidomos në zonat e konsideruara si më problematike.

    Gjithashtu, u nënvizua rëndësia e krijimit të një klime besimi për qytetarët që dëshirojnë të raportojnë shkelje, duke garantuar mbrojtje dhe konfidencialitet të plotë për çdo kallëzim.

    Kjo është vizita e dytë e këtyre strukturave në Elbasan në prag të zgjedhjeve, një qark që mbetet nën vëzhgim të shtuar për shkak të historikut të përfshirjes së elementëve kriminalë në procese zgjedhore të mëparshme. Autoritetet kanë garantuar se çdo shkelje e ligjit do të trajtohet me vendosmëri dhe pa asnjë tolerancë.

    bkh elbasan krimet zgjedhore spak zgjedhjet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen

    June 18, 2026

    Këmbimi valutor 18 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    June 18, 2026

    Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

    June 18, 2026

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.