Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Depozitat në Euro bien në tremujorin e parë, për herë të parë pas dy vitesh rritjeje

    May 10, 2025
    Zgjedhjet rrisin ofertën e valutës/ Euro prek minimum të ri historik

    Rritja e depozitave bankare në Euro është frenuar në tremujorin e parë të këtij viti.

    Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit mars depozitat në monedhën europiane kishin vlerën e 8.01 miliardë eurove, në rënie me 0.4% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Depozitat në Euro shënuan një rritje të përkohshme në muajin janar, duke arritur në 8.08 miliardë euro, por më pas pësuan rënie për dy muaj radhazi në shkurt dhe mars.

    Aktualisht, depozitat në Euro po shënojnë vlerën më të ulët që prej nëntorit të vitit të kaluar.

    Depozitat në monedhën europiane, megjithatë, ngelen në rritje vjetore, me 8.5% krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Por, ritmet e rritjes së tyre janë reduktuar dhe kanë zbritur në nivele njëshifrore.

    Rënia e depozitave në Euro gjatë tremujorit të parë të vitit, megjithatë, ka ardhur vetëm nga një segment i klientëve, ai i bizneseve. Depozitat e biznesit kanë rënë me gati 140 milionë euro ose më shumë se 8% gjatë tremujorit të parë të vitit.

    Ndërkohë, depozitat e individëve, që përbëjnë edhe pjesën dominuese të depozitave në monedhën europiane, kanë vazhduar të ruajnë një tendencë në rritje të lehtë.

    Në periudhën 2021-2024, depozitat bankare në Euro u rritën me ritme dyshifrore, duke reflektuar prurjet e larta valutore në ekonominë shqiptare. Sipas Bankës së Shqipërisë, këto prurje i detyrohen veçanërisht turizmit dhe investimeve të huaja direkte.

    Por, tremujori i parë i këtij viti duket se për momentin e ka frenuar këtë tendencë të vazhdueshme në rritje. Ky mund të jetë sinjal i ngadalësimit të prurjeve valutore në ekonomi dhe përputhet edhe me reduktimin e ndjeshëm të ritmeve të rritjes së hyrjeve të shtetasve të huaj gjatë tremujorit të parë të vitit.

    Megjithatë, frenimi i rritjes së depozitave në Euro për momentin nuk ka sjellë lëvizje të mëdha në kursin e këmbimit. Gjatë tremujorit të parë të vitit, Euro qëndroi poshtë kufirit në 100 lekëve, duke shënuar vetëm një korrektim të vogël në rritje, pasi kishte zbritur pranë kufirit të 98 lekëve në fund të 2024.

    Ndërkohë, depozitat bankare në totalin e tyre vazhduan rritjen edhe në tremujorin e parë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, ato arritën vlerën e 1.72 trilionë lekëve, në rritje me 2.2% ose rreth 38 miliardë lekë që nga fillimi i vitit. Rritja në tremujorin e parë të vitit është mbështetur kryesisht nga depozitat në monedhën vendase./Monitor/

    banka biznese Depozitat euro
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    June 24, 2026

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    June 24, 2026

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Aksident në aksin Lezhë–Mabë, humb jetën një shtetas nga Kosova

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.