Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka “afat të prerë” për përfundimin e luftës me Iranin

    Strategjia e re ushtarake e Gjermanisë

    Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan mes kundërshtimeve nga opozita

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Skandal në Formula 1/ Shefi i Alpine zhduket në Dubai, një bagazh me para, del dhe emri i Putinit

    May 9, 2025

    Një skandal i bujshëm ka tronditur Formula 1 këtë javë, pasi Oliver Oakes, 37-vjeçari britanik dhe shef i skuadrës Alpine, dha dorëheqjen të martën në mënyrë të papritur, duke i hapur rrugë rikthimit të italianit Flavio Briatore në drejtim.

    Dorëheqja e Oakes erdhi menjëherë pas garës në Majemi dhe u justifikua zyrtarisht me “arsye personale”, por mediat britanike kanë zbuluar prapaskena që e lidhin këtë lëvizje me një çështje të rëndë penale që përfshin vëllain e tij, William Oakes.

    Sipas The Telegraph, më 2 maj, William u arrestua në Silverstone nën akuzën për pastrim parash, pasi policia i gjeti një sasi të madhe parash në bagazhin e makinës. Ai është bashkëdrejtues i skuadrës Hitach Grand Prix, e cila më parë ka qenë në pronësi të përbashkët me Oliverin.

    Më tej, zbulohet se Hitach GP ka pasur lidhje me oligarkun rus Dmitry Mazepin, babai i pilotit Nikita Mazepin dhe një figurë e njohur e afërt me presidentin Vladimir Putin. Në shkurt 2022, vetëm tre ditë para se Britania të vendoste sanksione ndaj rrethit të Putinit dhe nëntë ditë para nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, Oliver Oakes bleu aksionet e Mazepin, duke marrë kontrollin e plotë të ekipit – një veprim që më vonë u përmend edhe në Parlamentin britanik.

    Aktualisht, nuk ka prova që lidhin drejtpërdrejt Oliverin me aktivitetet kriminale të dyshuara të vëllait të tij, por fakti që ai udhëtoi menjëherë drejt Dubait pas garës në Majemi dhe është zhdukur nga skena publike, ka ngritur shumë pikëpyetje. Autoritetet nuk kanë dhënë ende ndonjë deklaratë zyrtare mbi këtë çështje.

    Alpine Formula 1 para Putin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka “afat të prerë” për përfundimin e luftës me Iranin

    April 23, 2026

    Strategjia e re ushtarake e Gjermanisë

    April 23, 2026

    Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan mes kundërshtimeve nga opozita

    April 23, 2026

    Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.