Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted” me kartela të kuqe, zbulohen skedat e tyre kriminale

    Pas rritjes rekord/ Bie ndjeshëm çmimi i arit, ja faktorët që po ndikojnë

    Megaoperacioni i SPAK për trafikun e kokainës, GJKKO lë në burg ndërtuesit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Akuza për shpërdorim detyre/ GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit dhe 4 zyrtarë

    May 6, 2025
    Akuza për shpërdorim detyre/ GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit dhe 4 zyrtarë

    TIRANË– SPAK ka lënë fuqi vendimin e GJKKO për shpalljen e kryebashkiakut të Devollit, Eduard Duro, si të pafajshëm. Gjithashtu të pafajshëm janë shpallur edhe katër zyrtarët e tjerë, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali e Vojsava Bregu.

    Kujtojmë se më 5 shkurt, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e Duros me 1 vit burg, si edhe heqjen e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

    NJOFTIMI I PLOTË: 

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Tereza Merkaj (anëtare) dhe Nertina Kosova (anëtare), më datë 06.05.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 25 akti, datë 26.03.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit nr. 14, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

    1. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës V.B, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.

    2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Eduard Duron, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.

    3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.S., për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.

    4. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit G.H., për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25, të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.

    5. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit G.M., për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.

    6. Shpenzimet e kryera në fazën e hetimit paraprak, në shumën **** lekë dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkangjitur i ngarkohen shtetit, pasi të pandehurit u deklaruan të pafajshëm sipas nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, se “fakti nuk përbën vepër penale”.

    7. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

    Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

    – Lënien në fuqi të vendimit nr. 14, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./Radar.al

    Dh*noi dy dajat e tij dhe dëmtoi makinën e njërit prej tyre, arrestohet 36-vjeçari

    Rama e quajti rrugaç/ Nallbati: I them Edit, që s’më tremb dot! Vëllai im është kapedan

    Astrit Seferkolli Gazmend Mali kryebashkiaku i Devollit Vojsava Bregu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted” me kartela të kuqe, zbulohen skedat e tyre kriminale

    June 14, 2026

    Pas rritjes rekord/ Bie ndjeshëm çmimi i arit, ja faktorët që po ndikojnë

    June 14, 2026

    Megaoperacioni i SPAK për trafikun e kokainës, GJKKO lë në burg ndërtuesit

    June 14, 2026

    Tifozi më i frikshëm i Botërorit/ Turku që “vodhi” shfaqjen pavarësisht humbjes së Kombëtares

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.