Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagoset me ar*ë zjarri një 35-vjeçar, i riu paraqitet në Spitalin e Traumës

    Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një person

    Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjas, sot ditë zie kombëtare në Kosovë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Plas” në Dajç/ Manja akuzon Gjin Gjonin për dhunë: S’ka më drejtësi me çekiç!

    May 5, 2025

    Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Dajç të Lezhës, ku sipas tij, babai, motra dhe shtabi elektoral i kandidates së PS, Klotilda Ndreca, janë kërcënuar me armë. Manja e cilësoi këtë një akt të patolerueshëm që tejkalon çdo kufi të konfliktit politik.

    Ai akuzoi kandidatin Gjin Gjoni për nxitje të dhunës në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, duke i kërkuar që të mbajë përgjegjësi për përshkallëzimin e situatës. “Nëse do të shfaqet si trim, le t’i qëndrojë kësaj strategjie frikësimi dhe të mos manipulojë ngjarjen nga frika e ndëshkimit,” tha Manja.

    Sipas tij, ngjarja është dokumentuar me prova filmike dhe audio që tashmë janë në dispozicion të hetimit. Ai shtoi se ky rast është një provë e rëndësishme për Reformën në Drejtësi dhe se askush nuk do të jetë mbi ligjin.

    Manja bëri të ditur se ka informuar edhe misionin e OSBE/ODIHR për situatën dhe garantoi angazhimin e PS për zgjedhje të qeta e të ndershme. Ai u bëri thirrje mbështetësve të PS të mos bien pre e provokimeve dhe theksoi distancimin nga çdo akt dhune.

    Postimi i plotë i Manjës:
    Reagim për ngjarjen e rëndë në Dajç të Lezhës
    Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Dajç të Lezhës, ku u kërcënuan me armë babai, motra dhe gjithë shtabi elektoral i kandidates sonë për deputete, znj. Klotilda Ndreca, është një akt i patolerueshëm që shkon përtej çdo kufiri të konfliktit politik.
    Kandidati Gjin Gjoni duhet të marrë përgjegjësinë politike dhe ligjore për klimën e dhunshme që po nxit në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë. Nëse dëshiron të shfaqet si trim, le t’i qëndrojë deri në fund kësaj strategjie të frikësimit dhe të mos bëjë “shokun e trimit”, duke manipuluar ngjarjen nga frika e ndëshkimit, por t’i dalë për zot trimnisë së tij e jo të fshihet pas gishtit !
    Ngjarja ka prova filmike dhe audio që vërtetojnë qartë kërcënimet dhe dhunën dhe i ka në dispozicion hetimi . Koha kur Gjini ndërtonte vetë vendngjarjet me “çekiçin” e drejtësisë së vjetër ka marrë fund me Reformën në Drejtësi.
    Reformën në drejtësi dhe SPAK-un i ngritëm pikërisht për raste si ky – që askush të mos fshihet më pas pushtetit apo lidhjeve politike, por të jetë i barabartë përpara ligjit. Ky rast është tashmë në duart e drejtësisë së re dhe nuk do të tolerohet asnjë përpjekje për ta zvarritur apo deformuar.
    Gjin Gjoni dhe kushdo tjetër që mendon si ai do të mbajnë përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin e klimës së tensionuar dhe për prishjen e atmosferës politike në qarkun e Lezhës.
    Sot kam informuar zyrtarisht misionin e vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODIHR për ngjarjen në Dajç dhe, si drejtues politik i PS për qarkun Lezhë, u kam garantuar angazhimin tim personal dhe të partisë që përfaqësoj për një proces zgjedhor të ndershëm dhe të qetë.
    Për ne socialistët, kjo që po ndodh këto ditë të fundit me PD-në lokale dhe atë në qendër, është një film i vjetër që e kemi parë në 10 fushata me radhë. Fundin e dimë – jo vetëm ne, por çdo shqiptar. Dhe kështu do ndodhë edhe më 11 maj, mbajeni mend:
    • Në takimet përmbyllëse do të shpallin fitoren dhe do të këndojnë himnin,
    • Në mëngjes do fillojnë të varin veshët,
    • Në drekë do zvarritin numërimin me justifikime banale,
    • Në darkë do thonë: “Na i vodhën prapë!”
    Me të njëjtin regjisor nuk mund të ketë një film ndryshe! Më 11 maj, ne do t’i mundim për herë të dhjetë PD+ASHM & Co!
    Ftoj të gjithë mbështetësit e PS të mos bien pre e provokimeve dhe tensioneve të qëllimshme. Ne do të fitojmë me qytetari, me projekt dhe me angazhim – jo me armë dhe kërcënime.
    Ne distancohemi qartësisht nga çdo akt dhune apo veprim antiligjor që cënon zgjedhjet e lira dhe kërkojmë nga institucionet kompetente të hetojnë çdo shkelje të ligjit zgjedhor, pa asnjë përjashtim!

    Dajç drejtesia Gjin gjoni incidenti Klotilda Ndreca Ulsi Manja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagoset me ar*ë zjarri një 35-vjeçar, i riu paraqitet në Spitalin e Traumës

    April 24, 2026

    Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një person

    April 24, 2026

    Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjas, sot ditë zie kombëtare në Kosovë

    April 24, 2026

    Çmime marramendëse, sa do të kushtojë një biletë pët finalen e Kupës së Botës

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.