Për Faton Hajrizin i cili u vra më datë 19 korrik, autoritetet serbe nuk e kanë bërë akoma të ditur kohën dhe mënyrën se si do transportohet në Kosovë trupi i pajetë.
Sipas burimeve, avokati i familjes Hajrizi Arian Koci konfirmoi se është autorizuar nga familja Hajrizi për t’u angazhuar me procedurat e tërheqjes së trupit nga Serbia. Ai tha se ende nuk dihet se është trupi i tij dhe se pret të niset për Serbi nesër apo pasnesër.
Kujtojmë se Hajrizi, që ishte arratisur nga një burg në Kosovë më 6 korrik, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri përgjatë 18 korrikut në Lloznicë, Serbi.
Kërkimi disa orësh i policisë së Serbisë për Faton Hajrizit rezultoi në vrasjen e tij.


