Nëse rrini të pambrojtur nën dritën e diellit të fortë të verës, do të rrezikoni shëndetin tuaj.
Rrezet e forta të diellit ndikojnë shumë në dëmtimin e lëkurës, dëmtimin e shikimit dhe tumoret e lëkurës. Ndaj mbetet shumë e rëndësishme që të mbroni veten nga dielli kur dilni në ambiente të jahstme.
Ekspozimi ndaj diellit shkakton ndryshime në lëkurë, duke dëmtuar fibrën elastinë. Kjo bëhet shkak që lëkura të rrudhoset, të varet dhe të humbasë aftësinë e saj për t’u kthyer në vendin e vet.
Rrezet e dëmshme gjithashtu shkaktojnë njolla të verdha të lëkurës, nishane, rrudha, tumore dhe dëmtim të enëve të vogla të gjakut nën lëkurë. Si rrjehdojë njerëzit që kalojnë shumë kohë në diell duken më të moshuar nga se janë në të vërtetë.
Dëmet e diellit dhe i kancerit të lëkurës
Dielli është shkaku kryesor i kancerit të lëkurës, i cili kohëve të fundit është bërë më i zakonshmi nga të gjitha tumoret.
Shumë studime kanë provuar se shumica e tumoreve të lëkurës mund të shmangen duke parandaluar dëmtimin nga rrezet e diellit. Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të tumoreve të lëkurës, por melanoma mbetet më e rrezikshmja.
Ajo mbart rrezikun e përhapjes në pjesë të tjera të trupit, dhe nëse nuk kurohet në kohën e duhur mund të jetë vdekjeprurëse.
Mbrojtja e duhur nga dielli
Në ditët me rreze të forta dielli duhet të mbroni kokën duke përdorur një kapele. Kapelja nuk është një zgjidhje vetëm për moshat e treta, por një domosdoshmëri për çdo moshë.
Kapelja mbetet një mbrojtëse e duhur për kokën, flokët dhe fytyrën.
Gjithashtu dhe përdorimi i kremit me faktor mbrojtës kundër diellit këshillohet si tejet i nevojshëm për mbrojtjen e lëkurës.


