Dinamo ka shkruar historinë duke fituar Kupën e Shqipërisë për herë të parë pas 22 vitesh. Ndeshja finale ndaj Egnatias përfundoi me rezultatin 2-2 në kohën e rregullt dhe pas kohës shtesë, ndërsa skuadra blu triumfoi me penallti, 5-4.
Golat për Dinamon u shënuan nga Guindo në minutën e 48-të dhe Bakajoko në të 95-ën, ndërsa për Egnatian dy herë realizoi Mandela, në minutat 17 dhe 61.
Kjo është hera e parë që Dinamo ngre këtë trofe që prej sezonit 2002-2003, kur mundi Teutën në finale. Ky sukses shënon gjithashtu trofeun e parë për trajnerin Ilir Daja pas rikthimit në krye të skuadrës, ndërkohë që Dinamo mbetet në garë edhe për titullin kampion.














