Lamine Jamal padyshim ishte më i miri në radhët e Barcelonës kundër Interit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Championsit.
Në minutën e 24-t të sfidës, spanjolli realizoi një gol fantastik. Aksion individual i Jamal i cili nga e djathta kaloi këdo që i doli para dhe me të majtën e tij e dërgoi sferën ku Zomer nuk mund të arrinte.
E gjithë festa në ato momente ishte për tifozët blaugrana, por sidomos e babait të tij, Mounir. Ai shpërtheu në brohorima duke motivuar edhe tifozët e tjerë që ishin pranë tij në tribunë. (VIDEO)
https://radar.al/goli-mahnites-i-lamine-jamal-kunder-interit-babai-i-tij-feston-si-i-cmendur-ne-tribune/


