Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në qendër të Tiranës, ku një automjet ka përplasur një motor në lëvizje. Si pasojë e përplasjes, është plagosur pasagjeri që ndodhej në motoçikletë.
Pamjet e publikuara nga JOQ tregojnë momente pas aksidentit, ku qytetarët i ofrojnë ndihmën e parë të lënduarit në pritje të ambulancës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Deri më tani, nuk ka informacion zyrtar mbi shkakun e ngjarjes apo identitetin e të përfshirëve.


