Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, reagon Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë!

    Martohen Moza dhe Iliri, çifti puthet në buzë

    Rreziqe të përbashkëta: Evropa dhe vendet e Indo-Paqësorit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Putin falenderon Korenë e Veriut për dërgimin e trupave në Kursk

    April 28, 2025
    Putin falënderon Korenë e Veriut për dërgimin e trupave në Kursk

    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka falënderuar trupat e Koresë së Veriut për luftën kundër forcave ukrainase në rajonin Kurks të Rusisë, pasi më 28 prill Koreja e Veriut konfirmoi për herë të parë se ka dislokuar trupa në Rusi.

    Në deklaratën e publikuar të hënën nga Kremlini, Putin vlerësoi heroizmin dhe përkushtimin e luftëtarëve koreanoveriorë, të cilët, sipas tij, “krah për krah me luftëtarët rusë mbrojtën atdheun tonë si të ishte i tyre”.

    Rusia më 26 prill tha se trupat e saj kanë rimarrë plotësisht rajonin e Kurksut, që forcat ukrainase morën nën kontroll gjatë një operacioni të befasishëm vitin e kaluar. Zyrtarët ukrainas kanë mohuar këtë pretendim.

    Zyrtarët e inteligjencës të Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Ukrainës kanë thënë se Koreja e Veriut dislokoi në Rusi vitin e kaluar 10.000-12.000 trupa, që përbën pjesëmarrjen e parë të madhe të trupave të Phenianit në një konflikt të armatosur që nga përfundimi i Luftës Koreane që u zhvillua në vitet 1950-1953. Por, Koreja e Veriut nuk kishte konfirmuar e as mohuar raportimet për dislokimin e trupave në Rusi deri këtë të hënë.

    Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, vendosi të dërgonte trupa në Rusi në bazë të traktatit të mbrojtjes së përbashkët që nënshkroi me Putinin qershorin e vitit 2024, tha përmes një deklarate Komisioni Qendror Ushtarak i Koresë së Veriut.

    Ky traktat – që konsiderohet se është marrëveshja më e madhe e mbrojtjes mes dy vendeve që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë – kërkon që të dyja shtetet të përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për të ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake nëse njëri prej tyre sulmohet.

    Në deklaratë u citua Kim të ketë thënë se dislokimi kishte për qëllim “shfarosjen dhe çrrënjosjen e pushtuesve neonazistë ukrainas dhe çlirimin e rajonit të Kurskut, në bashkëpunim me forcat e armatosura ruse”.

    “Ata që luftuan për drejtësinë janë të gjithë heronj dhe përfaqësues të nderit të atdheut”, tha Kim.

    Në deklaratën e Koresë së Veriut nuk u tha se sa trupa janë dërguar se sa prej tyre kanë vdekur. Por, në mars, Koreja e Jugut tha se afër 4.000 ushtarë të Veriut ishin vrarë apo plagosur në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Atëbotë, Seuli vlerësoi po ashtu se Pheniani kishte dërguar 3.000 trupa shtesë në Rusi më herët gjatë këtij viti.

    Ushtarët e Koresë së Veriut janë të disiplinuar dhe të trajnuar mirë, por vëzhguesit kanë thënë se ata janë cak i lehtë për dronët dhe sulmet me artileri në fushëbetejat në luftën Rusi-Ukrainë, pasi nuk kanë përvojë luftarake dhe nuk e njohin terrenin. Megjithatë, zyrtarët ushtarakë dhe të inteligjencës të Ukrainës kanë vlerësuar se ushtarët e Phenianit kanë fituar përvojë të rëndësishme në fushëbetejë dhe kanë qenë kyç në strategjinë e Rusisë kundër Ukrainës, për të vendosur sa më shumë trupa në betejën për Kurskun./REL

    S’pranoi të jepte pronën për ndërtim, detaje nga vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë

    “Kurim brenda Shqipërisë”/ Rama: QSUT marrëveshje me qendrën spitalore “San Raffaele”

    Punoi për 250 dollarë pa as një gotë ujë! Fotografi shkatërron dasmën me një ‘delete’

    Mjeku i njohur nën hetim për abuzim se*sual me vajza adoleshente

    KORE E VERIUT Kursk Vladimir Putin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, reagon Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë!

    June 15, 2026

    Martohen Moza dhe Iliri, çifti puthet në buzë

    June 15, 2026

    Rreziqe të përbashkëta: Evropa dhe vendet e Indo-Paqësorit

    June 15, 2026

    I ngacmoi motrën, Mateo merr zvarrë gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.