E diela e sotme në “Trotuar” solli tension mes gazetarit Bledi Mane dhe Xhenetës.
Teksa të ftuarit e sotëm aluduan për një afrimitet mes Xhenetës dhe Fation Kuqarit, Bledi nuk ngurroi që ta ngacmonte publikisht.
Por nga ana e saj Xheneta sqaroi se mes tyre ekziston vetëm një marrëdhënie miqësore, edhe pse shpesh janë parë bashkë në ambientet e Top Channel apo në kafene.
Humori dhe ngacmimet mes të ftuarve vijuan, por situata u përshkallëzua kur Bledi, pas një batute me Nevinën, iu drejtua Xhenetës me një pyetje provokuese: Ku ke fjetur dje?
Xheneta reagoi menjëherë, duke e cilësuar komentin e Bledit të tepruar dhe duke vendosur të largohej nga studio dhe iu kthye duke i thënë: Mbylle gojën e mos e tepro.
Bledi tentoi të vijonte me batuta, duke i thënë Xhenetës se mund të jetë mësuar me “lepurushat e Prishtinës”, por përgjigjja e saj nuk vonoi: Ti je edhe më lepurush se ata!
LEXO EDHE:
Gjesti paralajmëron projektin e ri muzikor. Ja me kë mund të bashkëpunojë


