AUSTRALI– Akuzat ndaj Jeffrey Epstein për abuzimet seksuale aso kohe kanë shokuar mbarë botën, ndërkohë thuajse 6 vite pas vetvrasjes së tij, ka kryer vetvrasje edhe Virginia Giuffre.
Virginia është gruaja që qëndroi në qendër të një prej skandaleve më të mëdha të abuzimit seksual të dekadës së fundit. Ajo i ka dhënë fund jetës në moshën 41-vjeçare.
Lajmi është bërë me dije nga familja e saj, ku përmes një njoftimi zyrtar kanë deklaruar se 41-vjeçarja ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e saj në Australinë Perëndimore.
Giuffre u bë e njohur në mbarë botën pasi akuzoi financierin Jeffrey Epstein, të dashurën e tij Ghislaine Maxwell dhe Princin Andreë të Britanisë së Madhe për abuzim seksual. Ajo pretendonte se ishte trafikuar te princi kur ishte vetëm 17 vjeçe, një akuzë e mohuar kategorikisht nga Andrew.
Familja e saj e përshkroi atë si “një luftëtare të palodhur kundër abuzimit seksual,” por theksoi se “peshën e traumave të përjetuara nuk mundi ta mbante më.”
Policia australiane ka konfirmuar se vdekja nuk konsiderohet e dyshimtë. Giuffre kishte jetuar me tre fëmijët dhe bashkëshortin e saj, Robert, me të cilin thuhej se ishte ndarë pas 22 vitesh martesë.
Vetëm tre javë më parë, ajo kishte ndarë në Instagram lajmin se kishte qenë pjesë e një aksidenti automobilistik, por autoritetet më pas sqaruan se incidenti nuk ishte serioz.
Pas deklaratave të saj publike për Epstein dhe rrjetin e tij të fuqishëm të abuzuesve, Virginia u kthye në një prej figurave më të njohura të lëvizjes globale #MeToo. Në vitin 2022, Princi Andrew arriti një marrëveshje financiare jashtë gjyqit me të, duke e mbyllur rastin pa pranuar fajësinë. Jeffrey Epstein, ndërkohë, kreu vetëvrasje në vitin 2019 në një qeli paraburgimi në SHBA, ndërsa Ghislaine Maxwell është dënuar me 20 vite burg për rolin e saj në abuzime dhe trafik seksual të të miturve. Vdekja e Giuffre ka tronditur sërish opinionin publik dhe ka hapur një diskutim të ri mbi pasojat afatgjata të abuzimit dhe mungesën e mbështetjes së mjaftueshme për viktimat./Radar.al
Ledioni Liço kunja ndaj Xumit: Ai që pinte proteina do fikte dritat e BB
A është takuar me Jozin pas finales së BBV4? Loredana zbulon detaje nga raporti me të


