Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Shqipëria në zi kombëtare për Papa Franceskun, flamujt në gjysmështizë, Rama pezullon fushatën, Berisha nderon me një minutë heshtje

    April 26, 2025

    Në Shqipëri, kjo e shtunë është shpallur ditë zie kombëtare në nderim të Papa Françeskut. Në përputhje me vendimin e qeverisë, flamujt në të gjitha institucionet shtetërore janë ulur në gjysmështizë.

    Në shenjë respekti për figurën e Papës, Partia Socialiste ka vendosur të pezullojë aktivitetet elektorale të planifikuara për sot, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Kryeministri Edi Rama, i cili kishte parashikuar një vizitë në Qarkun e Fierit, ka anuluar udhëtimin.

    Në anën tjetër, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se do të vazhdojë takimet e fushatës, duke respektuar rregullat e mortit: çdo aktivitet do të nisë me një minutë heshtje dhe nuk do të shoqërohet me muzikë festive.

    Në ceremoninë mortore në Vatikan, Shqipëria përfaqësohet nga Presidenti Bajram Begaj me bashkëshorten e tij, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Adea Pirdenji, ambasadorja Majlinda Frangaj, si dhe udhëheqësit e komuniteteve fetare në vend: Arjan Dodaj, Bujar Spahiu, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Joani.

    ditë zie Papa Françesku Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.