Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Tërmeti i fuqishëm, 20 të lënduar dhe dhjetëra ndërtesa të shkatërruara. Shihni pamjet

    April 25, 2025

    Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë goditi qytetin portual të Esmeraldas në Ekuador të premten në mëngjes, duke lënë pas të paktën 20 persona të lënduar dhe dhjetëra ndërtesa të dëmtuara.

    Sipas autoriteteve lokale, tërmeti u ndje edhe në kryeqytetin Quito dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Personat e lënduar kanë marrë plagë në kokë dhe dëmtime të tjera nga rënia e materialeve ndërtimore.

    “Ishte shumë e fortë”, u shpreh për AFP ish-kandidati presidencial Yaku Perez nga vendi i ngjarjes.

    Pamjet nga Esmeraldas tregojnë mure dhe fasada të shembura, ndërtesa me çarje dhe rrugë të bllokuara nga rrënojat. Janë raportuar dëme në 60 shtëpi, një qendër shëndetësore, dy rrugë, një urë dhe një objekt ushtarak, fasada e të cilit u shemb pjesërisht.

    Kompania shtetërore e naftës, Petroecuador, bëri të ditur se ka pezulluar përkohësisht operacionet në rafinerinë e Esmeraldas dhe në një tubacion aty pranë si masë paraprake sigurie.

    Instituto Geofísico @IGecuador REVISADO
    Evento: igepn2025ibeq
    Ocurrido: 2025-04-25 06:44:50
    Mag.: 6MLv
    Prof.: 30.4 km
    Lat.: 1.039° N
    Long.: 79.697° W
    Localizado: 8.4km de Esmeraldas

    El centro de la ciudad de Esmeraldas luego del #Temblor de esta mañana
    Deslizamientos de… pic.twitter.com/CblqjaMD95

    — Patricio Torres (@Patrici32529934) April 25, 2025

    Presidenti Daniel Noboa deklaroi se ka urdhëruar dërgimin e ministrave në zonën e prekur për të ndihmuar në organizimin e ndihmës humanitare dhe ndërtimin e strehimeve për të prekurit.

    Sipas Studimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti ndodhi në një thellësi prej rreth 35 kilometrash dhe, fatmirësisht, autoritetet konfirmuan se nuk ka rrezik për cunami.

    Ekuadori ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik për shkak të ndërveprimit të pllakës Nazca me atë të Amerikës së Jugut përgjatë bregdetit.

    #Esmeraldas #Temblor #Sismo
    Varias casas y edificios reportan serios daños en su infraestructura debido al Temblor de 6.0 pic.twitter.com/fEPUkUa5gF

    — Minuto & Medio (@MinMedio) April 25, 2025

    Ekuador Esmeraldas termet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    June 17, 2026

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.