Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Thyhet protokolli nga shoqja e ngushtë/ Murgesha afrohet për t’i thënë lamtumirën Papës

    April 25, 2025
    Thyhet protokolli nga shoqja e ngushtë/ Murgesha afrohet për t’i thënë lamtumirën Papës

    VATIKAN– Në homazhet që po mbahen në Vatikan në nder të Papa Françeskut kanë marrë pjesë me mijëra njerëz.

    Ndërkohë mediat vendase kanë shkruar për veprimin e një murgeshe 81-vjeçare, shoqe e ngushtë e Papa Françeskut për më shumë se 4 dekada, e cila emocionoi publikun me praninë e saj në Bazilikën e Shën Pjetrit.

    Ajo u lejua të anashkalonte protokollin dhe t’i afrohej arkivolit të Papës.

    Murgesha franceze, Genevieve Zaningros, mbërriti në vendin e ceremonisë për t’u lutur, e shoqëruar nga një zyrtar i Vatikanit.

    Daily Mail shkruan se miqësia e saj me Papa Françeskun nisi kur ai ishte ende kryepeshkop i Buenos Aires, me emrin Jorge Mario Bergoglio. Përkushtimi i tyre i përbashkët ndaj të përjashtuarve nga shoqëria i bashkoi ata. Murgesha i kushtoi më shumë se 56 vjet mbështetjes së grave të margjinalizuara, kryesisht transgjinore, në Ostia, Romë.

    Ndërkohë në videon e bërë virale murgesha duket se po i afrohet zonës së ndaluar përpara arkivolit, e shoqëruar nga një zyrtar i Vatikanit. Pavarësisht anashkalimit të protokollit të rreptë, pasi vetëm kardinalët, peshkopët dhe priftërinjtë lejohen të afrohen në këtë zonë të veçantë askush nuk ndërhyri.

    Por megjithatë ajo u lejua t’i thotë lamtumirë me qetësi.

    Teksa mbante një shami blu në kokë, murgesha të cilën Papa e quajti “L’enfant terrible” (fëmija i tmerrshëm), qëndroi në heshtje pranë arkivolit dhe shpërtheu në lot, duke mbetur pa lëvizur për një moment.

    Në korrik, Papa e kishte vizituar personalisht murgeshën në Ostia, për të nderuar publikisht punën e saj humanitare. Takimi u zhvillua në një qendër ekspozite, ku Papa shprehu respektin e tij për gruan që i kushtoi jetën e saj mbrojtjes së të dobëtëve./Radar.al 

    Genevieve Zaningros Papa Françesku rome VATIKAN vdes Papa Françesku
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.