Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    8 pasardhësit më të mundshëm të Papa Françeskut, mes tyre 2 me ngjyrë dhe një aziatik

    April 21, 2025
    8 pasardhësit më të mundshëm të Papa Françeskut, mes tyre 2 me ngjyrë dhe një aziatik

    VATIKAN– Sot ka ndërruar jetë Papa Françesku i cili pas disa muajsh kurime në spitalin e Romës ai është shuar në moshën 88-vjeçare.

    Ndërkohë pas vdekjes së tij, sytë e botës janë kthyer nga Roma, ku dhe Kisha Katolike hyn në një periudhë të re pritjeje dhe vendimesh. Varrimi i Papës pritet të bëhet brenda nëntë ditëve, ndërsa procesi për zgjedhjen e pasuesit të tij, nga Konklava, do të nisë muajin e ardhshëm, e paraprirë nga asambletë e përgjithshme të kardinalëve. Zgjedhja historike e Papës së parë të Amerikës Latine shënoi një pikë kthese në Kishën Katolike. Sipas Daily Mail, pyetja që lind tani është nëse ka ardhur koha për Papan e parë me ngjyrë apo aziatik.

    Cilët janë 8 pasardhësit më të mundshëm të Papa Françeskut?

    Në fakt, tetë kardinalë spikasin në “betejën” e trashëgimisë, teksa Vatikani përgatitet për Konklavën që do të zgjedhë Papën e re.

    Peter Turkson

    Peter Turkson, ish-peshkop i Cape Coast, konsiderohet si një kandidat i mundshëm për t’u bërë Papa i parë me ngjyrë. Me origjinë nga Gana, ai ishte dërguar nga Papa Françesku si i dërguar paqeje në Sudanin e Jugut. Për çështjet LGBTQI+, ai merr një rrugë të mesme, duke theksuar se ligjet në shumë vende afrikane janë shumë të rrepta, por edhe se pikëpamjet lokale duhet të respektohen. Në të kaluarën, ai konsiderohej gjithashtu favorit në Konklavën e 2013-ës.

    Luis Antonio Tagle

    Zgjedhja e Luis Antonio Tagle do të shënonte ngritjen e Papës së parë aziatike, në një rajon me një popullsi katolike në rritje të shpejtë. Edhe pse ai ka shprehur kundërshtimin e të drejtave të abortit në Filipine, ai konsiderohet si një nga zërat më liberalë në Vatikan. Ai është shprehur se Kisha është treguar e ashpër ndaj homoseksualëve dhe çifteve të divorcuara, fakt që sipas tij pengon punën baritore.

    Pietro Parolin

    Kardinali Pietro Parolin, ish-sekretar i shtetit të Vatikanit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Papa Françeskut, është “kandidati i vazhdimësisë”. Edhe pse konsiderohet i moderuar, ai nuk arrin pozitat liberale të paraardhësit të tij. Në vitin 2015, ai e quajti legalizimin e martesave të të njëjtit seks në Irlandë “një humbje për njerëzimin”. Reputacioni i tij është dëmtuar vitet e fundit për shkak të marrëveshjes së Vatikanit të vitit 2018 me Kinën, të cilën shumë e shohin si të përshtatshme për Partinë Komuniste.

    Peter Erdogan

    Péter Erdő, Kryepeshkopi i Esztergom-Budapestit, do të ishte Papa i dytë pas Gjon Palit II që do të vinte nga ish-blloku sovjetik. Ai ka mbrojtur veprën e paraardhësit të tij, Josef Minsedi, i përndjekur nga regjimi komunist. Erdogan ka shprehur qëndrime strikte duke thënë se të divorcuarit dhe ata që janë rimartuar nuk duhet të marrin Kungimin e Shenjtë.

    Jose Tolentino

    José Tolentino, nga Madeira, është një nga kandidatët më të rinj dhe paraqitet si përfaqësues i një Kishe më moderne. Ai u ka bërë thirrje teologëve që të angazhohen me kulturën bashkëkohore përmes kinemasë dhe muzikës. Ai ka shërbyer në shumë poste të Vatikanit dhe konsiderohet një prani “e freskët”.

    Matteo Zupi

    Matteo Zuppi, kryepeshkop i Bolonjës që nga viti 2015 dhe kardinal që nga viti 2019, u zgjodh nga Papa Françesku si i dërguar i paqes për luftën në Ukrainë. Në vitin 2023, ai vizitoi Moskën, duke u takuar me Patriarkun Kirill, por pa ndonjë rezultat thelbësor.

    Mario Grek

    Mario Grek, ish-peshkopi i Gozos dhe Sekretari aktual i Përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve, i ka bërë thirrje Kishës të adoptojë “një gjuhë të re” për trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me çiftet e të njëjtit seks dhe të divorcuarit. Megjithatë, qasja e tij mbetet mjaft tradicionale për çështjet kyçe.

    Robert Sarah

    Robert Sara nga Guinea Franceze është një tjetër kandidat i mundshëm që mund të bëhet Papa i parë me ngjyrë. Mosha e tij vepron si një disavantazh, por ai ka një përvojë të gjatë në Vatikan, që daton që nga koha e Gjon Palit II. Tepër konservator, ai ka dënuar “ideologjinë gjinore” dhe ka mbajtur një qëndrim të fortë kundër fundamentalizmit islamik./Radar.al 

    Papa Françesku shuhet në moshën 88-vjeçare në Romë

    Jose Tolentino Luis Antonio Tagle Mario Grek Matteo Zupi Papa Françesku Peter Erdogan Peter Turkson Pietro Parolin Robert Sarah
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    April 23, 2026

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    April 23, 2026

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    April 23, 2026

    Trump për Iranin: Unë kam gjithë kohën e botës, por ora po ecën

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.