Djali i gazetarit dhe moderatorit Sokol Balla, Colin Orlando Balla, feston 19-vjetorin e lindjes.
Balla përmes një mesazhi publik në llogarinë e tij i dedikon disa rreshta të ndjerë e me plot krenari, për birin e vetëm që tashmë është rritur dhe ka ndërtuar botën e tij.
“Sot ka ditëlindjen Colin. Ai është djali im i vetëm dhe shoku im me i mire. Njeriu me i këndshëm, me i zgjuar dhe solar i planetit. Lider i shokëve te vet, nga e gjithë bota, qe i trajton me kujdes dhe si vëllazëri. Njeriu qe jep por dhe merr shume dashuri nga te gjithë”, shkruan ai.
Tanimë një djalë i rritur, Colin do të ndjekë rrugën e universitetit dhe i ati thotë se është një 19 vjeçar me këmbë në tokë dhe buzëqeshje të pandarë nga fytyra e tij e bukur e burrërore.
“Një 19 vjeçar qe është shume krenar qe është Shqiptar dhe nuk ngurron ta thotë këtë, me zërin e tij te larte si buri ????, ne shqip dhe anglisht, edhe aty ku shume burra nuk guxojnë as te hapin gojën. Colin, ka ngritur ne 19 vjet, boten e tij te bukur, ku te gjithë janë personazhe pozitive, ku dëgjohet vetëm muzika e përzgjedhur nga shija e tij fine. Sot, kur për te hapet bota e Universitetit, ai ecën me këmbë ne toke dhe buzëqeshjen e pandare nga fytyra e tij e bukur dhe e burrëruar”, vijon mesazhi.
Sokol Balla është baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, ndaj thotë se Colin është djali i tij i vetëm. Tashmë që është rritur e burrëruar, edhe shoku i tij më i mirë.
“Por për mua do mbetet “alieni” i mrekullueshëm qe erdhi ne jetën time ne 20 korrik, ne te njëjtën dite kur Njerëzimi shkeli ne Hënë dhe unë u bëra baba i Colin Orlando Balles. Djalit, shokut dhe dashurisë sime te pare prindërore. Te dua babo. Dhe njëqind vite te tjerë”, përmbyll ai urimin për të birin.


